Edmond Spaho: Vota për numrin 9, votë për ekonominë e familjeve në...

Edmond Spaho: Vota për numrin 9, votë për ekonominë e familjeve në fshat dhe qytet

44
0
Shares

Në vijim të takimeve intensive fshat më fshat, kordinatori i Korçës, Edmond  Spaho ishte në Çaushli dhe Blace. Banorët iu ankuan zotit Spaho për krizën në shitjen produkteve nën koston e prodhimit, si dhe për mungesën e subvencioneve,  të cilët në tetë vite të qeverisjes Rama i kanë shkuar vetëm grumbulluesve dhe mbështetësve të majtë në këtë sektor. Zoti Spaho u tha fermerëve dhe banorëve se qeveria Basha ka një plan konkret të mbështetjes së sektorit të bujqësisë, si bazë e ekonomisë së vendit, përmes subvencioneve të konsiderueshme, uljes së ndjeshme të taksave dhe tarifave për zhvillimin social të familjeve në fshat. Zoti Spaho sqaroi  se subvencionet prej 100 milion euro në vit do të shkojnë direkt tek fermeri  që investon tërë  mundin e jetës tek prodhimet bujqësore. Financimi me 50 milion euro në vit në mekanikën bujqesore , sistemin e vaditjes dhe kullimit do modernizojne bujqesine shqiptare ” Vendimi i parë i Bashës kryeministër do të jetë heqja e taksës së qarkullimit prej 320 lekësh, në mënyrë që çmimi i karburantit të ulet.
Duke  shpjeguar politikat e zhvillimit socialekonomik, Spaho konfirmoi sërish dyfishimin e ndihmës ekonomike, rritjen e pagave dhe pensioneve prej 25 përqind dhe uljen e ndjeshmë të pagesave të prapambetura të sigurimeve shoqërore, të cilat këto vite rëndojnë së tepërmi të ardhurat e një familjeje në fshat. “Në 25 Prill vota për numrin 9 për partinë Demokratike nuk  është vetëm  për fitore politike, por ajo është vota  për ngritjen ekonomike të familjeve shqiptare në fshat dhe qytet, është votë e  ndryshimit historik për një të ardhmen europiane të Shqipërisë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY