Vetingu shkakton prokurorin Bledar Maksuti për pasurinë e të atit

Vetingu shkakton prokurorin Bledar Maksuti për pasurinë e të atit

221
0
Shares

Prokurori Bledar Maksuti është shkarkuar sot nga KPK edhe pse javët e fundit kreu një aksion të suskeshsëm në gjetjen e vrasësve të biznesmenit dhe tregtarit të heroinës, Behar Sofia.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e mori vendimin pas një procesi që hetoi të ardhurat dhe asetet e krijuara nga babai i tij i ndjerë.

Trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitaj, si dhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova, e cila ishte prezente në seancën dëgjimore, shpalli vendimin e marrë. Komisioni kishte konstatuar pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë e krijuar nga babai i Maksutit, tashmë i ndjerë, por që ka qenë prokuror, noter e avokat, gjatë kohës që ishte gjallë.

Vetë Maksuti këmbënguli se deklarimet e tij të pasurisë ishin të vërteta dhe të sinqerta. Relatorja e seancës dëgjimore Genta Tafa Bungo, tha se iu duk sikur gjatë kësaj seance kishin bërë Vettingun e të atit të tij të ndjerë.

“Më duket sikur kemi bërë vetingun e babait tuaj. Më vjen keq, se ai nuk është më,” tha ajo.

Përsa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, Bledar Maksuti u vlerësua pozitivisht. Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY