Testohet identifikimi elektronik, çfarë ndodh nëse tenton të votosh dy herë

Testohet identifikimi elektronik, çfarë ndodh nëse tenton të votosh dy herë

195
0
Shares

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik tëzgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 5.199 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi u shpreh se procesi i sotëm bëhet në përmbushje të detyrimit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor për të bërë verifikimin e funksionalitetit të PEI pikëpamja hardware dhe software. Ai tha se procesi i verifikimit elektronik të zgjedhësve është i thjeshtë për qytetarët dhe se KQZ ka marrë të gjitha masat që ky projekt të jetë i suksesshëm.

Nënkomisionerja zj. Lealba Pelinku deklaroi së janëpërzgjedhur rastësisht 3% e pajisjeve për të testuar përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në raport me atë çfarëofrojnë pajisjet. Pelinku theksoi se simulimi i procesit nëkëtë test operacional verifikon elementët si: nëse një votues i përket asaj qendrë votimit, nëse një votues tenton të votojëmë shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit, e të tjerë, si edhe sinjalet vizuale dhe akustike që jep pajisja për rastet e tilla.

Në përfundim të testimit të të gjitha pajisjeve do të hartohet një raport për të evidentuar funksionalitetin e pajisjeve PEI, dhe përmbushjen e kritereve të kërkuara nga KQZ në raport me atë çfarë ofron sistemi i verifikimit elektronik tëidentifikimit të zgjedhësve.

Procesi i identifikimit elektronik do të përfshijë të njëjtat parime identifikimi sikurse është kryer në kushte manuale.

Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit tëidentifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

Aktiviteti u zhvillua në praninë e përfaqësuesve tëorganizatave të huaja dhe vendase, si dhe përfaqësues tëmedias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY