LUÇIANO BOÇI/ Fshati si premisë e daljes nga kriza

LUÇIANO BOÇI/ Fshati si premisë e daljes nga kriza

46
0
Shares

Nga Luçiano Boçi*

Në shumicën e vëndeve të industrializuara, revolucionizhvillimor është ndërtuar mbi logjikën e ndarjes së bujqësisë ngafshati. Popullatafshatarenë Angli bën 2-3% të popullsisëndërsa prodhimi bujqësor, edhe pse me një klimë jo tëfavorshme, realizon mbi 50% të nevojës ushqimore kombëtarepër një popullsi prej 80 milion banorësh.

Rënia e popullsisë në fshatin shqiptar ishte jehonë e rrënimit tëtij prej komunizmit. Në vitin 1991, 82% e popullsisë shqiptarebanonte në fshat. Sot kjo përqindje është përgjysmuar. Elbasaniruan ende një përqëndrim të konsiderueshëm prej 55% tëpopullsisë së qarkut në fshat.

Teoritë e zhvillimit mund të jenë disa, por përpjekja shqiptarepër ta mbajtur banorin e fshatit të lidhur me tokën, e cila u ndasipas ligjit 7501, rezultoi e pambështetur. Vendimi i hershëmsocial i PD-së për të mos ta taksuar fermerin falë varfërisë sëthellë prej ku ai po dilte, bëri që administratat socialiste më pas ta braktisnin krejtësisht fshatin, infrastrukturat e domosdoshmeqë mbështesin prodhimin e tij etj. I lënë në mëshirën e fatit, fshati humbi edhe shërbimet e specializuara të agronomisë e veterinarisë, ndërsa shërbimet e tjera u privatizuan dhe u shtrenjtuan.

Me vendimin për regjistrimit e fermave të vogla shqiptare sishoqëri tregëtare (me NIPT), Edi Rama frikësoi sipërmarrjen nëfshat dhe në fakt dëmtoi rëndë qysh në hapat e parë investimetnë agro-përpunim. Logjika e aplikimit të TVSH-së për produktetbujqësore dhe blegtorale rriti artificialisht me 20-30% çmimet e prodhimeve që  fabrikat e vogla, ende larg konkurueshmërisëduhet të fusin në treg. Kjo është arsyeja që fermeri e dorëzon 1 litër qumësht me 30 lekë tek grumbulluesit, ndërsa i biri i tij qëka ikur në qytet e blen në format UHT katër herë më shtrenjtë.

Kjo u bë ndërkohë që fshatin shqiptar vazhdojnë ta konkurojnëpa mëshirë importet.

Ne duhet të fusim fermerin tonë në treg në mënyrë tëbesueshme. Nuk ka fuqi konkuruese, pa premisa tregu.

Sektori bujqësor ka tërhequr vetëm 2% të totalit të kreditimit të ekonomisë dhe kjo ka ndodhur sepse toka bujqësore nuk është ende një asset tregu. Ajo nuk njihet nga bankat si garanci për asnjë transaksion financiar. Procesi për regjistrimin, rivlerësimin dhe inventarizimin e plotë të pronës në fshat është një detyrim imediat i qeverisë së re.

Ky hap duhet të përndiqet me hartimin e Hartës së Produkteve Agrare sipas zonave, për të ndërtuar më pas edhe një politikë fiskale që mbron fermerin. Sipas kësaj Harte realizohet edhe planifikimi i prodhimit agrar – bazë e politikës së Sovranitetit Ushqimor të një vendi.

Por mbrojtjen reale fermerit dhe prodhimit të tij bujqësor, i cili në Elbasan arrin në 1.2 milion ton, arrihet përmes Agropërpunimit. Prodhimi ynë rajonal nuk mund kufizohetme nivelin e kapacitetit konsumator stinor tregut.

Fshati ka nevojë për investime dhe gjurma e fundit e tyre ështëprogrami i qeverisë Berisha për ndërtimin e rrugëve rurale. Ishte po qeveria e PD-së, e cila negocioi dhe filloi programin e përmirësimit të infrastrukturave të shërbimeve jetike në fshat – me ujësjellësit e vegjël dhe ndërhyrje të tjera. Për PD në pushtet, ky është vetëm rikthimi i procesit në shina të sigurta rezultatesh.

Elbasani ka shansin që të jetë numri 1 në Shqipëri për prodhimin e vajit të ullirit. Investimet në ullishte dhe në shërbime janë pjesë e projektit tim për këtë qark.

Elbasani është prodhuesi i dytë më i madh në Shqipëri i bimëve medicinale dhe erzave. Hapësirat tona natyrore na lejojnë të synojmë katërfishimin e këtij prodhimi. Gramshi dhe krejt zona pyjore e Librazhdit, tokat e Cërrikut dhe shumë zona kodrinore – malore në qarkun e Elbasanit ofrojnë kushte ideale për zhvillimin e orientuar të tyre. Kur ky hap të përmbushet, ne mund të kemi në Elbasan një industri të integruar farmaceutike dhe kozmetike, duke përqëndruar proceset përpunuese në një qendër industriale të standartit europian. Le të kuptojmë se rajoni i Europës Juglindore përfshi Rumaninë prodhon 15% të repertit botëror të erzave dhe bimëve mjekësore.

E fundit, por vetëm për na rradha – në bashkëpunim me shoqatën e Bletërritësve – unë kam prezantuar projektin tim “100.000 KOSHERET”. Vizioni është i qartë, tradita jonëshkëlqyer, mundësitë janë reale dhe investimi krejt i moderuar. Bletët jo vetëm e rrisin rendimentin bujqësor deri 45%. Atojapin një ardhur, e kthen investimin pak se dy vjet.

Bletët janë një barometër i pastërtisë organike produktevetona dhe garanci për produkte shëndetshme për konsumatorët. Ky projekt do krijojë Elbasan edhe Shkollën e Apikulturës– e cila i mungon vendit.

Nga Peqini Prrenjas, e nga Gramshi Cërrik, ngaBradasheshi Librazhd e  deri Rrajcë – ne jemi gjendje gjenerojmë brenda tre vitesh përmes këtij projekti një prodhimorganik mjaltit prej 800-1.000 ton/ vit dhe një ardhur prej jo pak se 5 milion euro vlerë tregu

Eshtë e domosdoshme qarku i Elbasanit bëjë një rivlerësimmjedisor cdo zone bujqësorepër cliruar nga stigma mjedisore hapësira rëndësishme prodhuese. Ky paragjykim I gabueshëm mbi ndotjen për shumë zona qarkut ndëshkon me 30% humbje cmimin e produkteve bujqësore fermerët e qarkut tonë.

A mund luftojmë varfërinë?! Eshtë turp kjo fjalë ekzistojë tej trevën e pasur e begatë Elbasanit.

vizionin tim zhvillimi i fshatit do rrisë mënyrëeksponenciale hapësirat për zhvillim industrisë lehtë dheushqimore, do nxisë punësimin, transportin dhe tregëtinësektorë kyç përmirësimin e gjithë parametrave zhvillimorembi cilat ngrihet një konsum i besueshëm dhe një rritje e gjithanshme ardhurash.

Fshati është premisa e daljes nga kriza qarkut Elbasanit. Me programin e Partisë Demokratike, na ndajnë vetëm pak ditë ngafillimi i këtij procesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY