Celibashi premton, procesi i votimit 100% i sigurtë

Celibashi premton, procesi i votimit 100% i sigurtë

41
0
Shares

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një dalje për gazetarët u shpreh se procesi i votimit do të jetë 100% i sigurtë.

I pyetur në lidhje me dyshimet e presidentit Ilir Meta, se ka një skenar nga PS për të ndërhyrë në njësinë 10 në Tiranë ku do votohet elektronikisht,  Celibashi tha se nuk do të komentojë deklaratat.

“Nuk duam të komentojmë për asnjë deklaratë të ndonjë politikani. Ajo që mund të themi është se procesi që do zhvillohet në njësinë numër 10 është 100% i sigurtë dhe asnjë tjetër nuk mund të përpiqet ta manipulojë. Siguria e votës është 100% e sigurtë. Në tërësi ashtu sikurse dhe njësitë e tjera në të gjithë territorin, i gjithë procesi do të ketë siguri të plotë për mos cënimin e votës’, tha kryetari i KQZ. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY