Në fundjavë mbërrijnë 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga COVAX

Në fundjavë mbërrijnë 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga COVAX

63
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë ndjekur procesin e vaksinimit në Kamëz.

“Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç edhe në Kamëz. Kemi filluar me të sëmurët kronikë si prioritet. Sot arrijmë në 300 mijë vaksinime, mbi 200 mijë të moshuar tashmë kanë kryer dozën e parë të vaksinës”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bëri me dije se ditën e shtunë vijnë edhe 40 mijë doza të AstraZeneca-s nëpërmjet Covax.

Edhe pse vendet evropiane kanë ndërprerë kontratat me astrazeneca, Shqipëria vijon të kryejë vaksinimin e një numri të madh personash me këtë vaksinë.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se këtë fundjavë do të nisë edhe vaksinimi i operatorëve turistikë.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 281,254 doza të vaksinës ndaj COVID19. Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar për personat +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY