Monitoruesit e procesit zgjedhor: Rrjetat sociale të pavëzhguara, rrezik për një proces...

Monitoruesit e procesit zgjedhor: Rrjetat sociale të pavëzhguara, rrezik për një proces të lirë zgjedhor

68
0
Shares

Organizatat monitoruese të procesit zgjedhor në Shqipëri thanë sot se mungesa e monitorimit të fushatës zgjedhore në rrjeteve sociale është një problem i madh për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë dhe të barabartë.

“Ndryshimet e prezantuara në Kodin Zgjedhor, pavarësisht hapave të mirëpritura për mirëmenaxhimin e fushatës zgjedhore në mediat audivizive, ka lënë jashtë skopit të tij fushatën e subjekteve zgjedhore në mediat sociale.

Nga organet ligjvënëse nuk është bërë asnjë rregullim i vetëm për sa i përket përmbajtjes, kohës,  shpenzimeve financiare apo etikës së reklamave politike apo postimeve  të  subjekteve  zgjedhore  në  mediat  sociale.

Tashmë  Facebook dhe Instagram, siç janë vërejtur për këtë fushatë zgjedhore janë kthyer në fushëbeteja të vërteta rekalamash, akuzash dhe kundërakuzash, terren i cili në formën e tij tërësisht të parregulluar është ideal për një fushatë të palimituar dhe pa arbitra”, thuhet në një raport paraprak të Shoqatës për Kulturë Demokratike në lidhje me procesin zgjedhor në Shqipëri.

Në fakt në dokumentit e miratuar për monitorim të marketingut të partive politike mungon edhe monitorimi i qeverisë, duke e përmbledhur monitorimin vetëm për partitë politike.

Në vijim organizata që monitoron zgjedhjet në Shqipëri prej 25 vitesh vë theksnin tek fakti se shteti shqiptar dështoi të plotësonte detyrimin që t’u garantojë të gjithë shtetasve të vet të drejtën e votës, një e drejtë e pamohueshme dhe e pacenueshme që Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara dhe Kushtetuta e vendit per personat e infektuar me Covid-19.

“Nuk ka asnjë projekt akt apo akt të miratuar nga KQZ-ja mbi masat potenciale për administrimin e situatës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19 dhe efektet e saj mbi procesin zgjedhor, dhe masat e nevojshme për tu  marë  për  mosrrezikimin  e  procesit  dhe  të  shëndetit  të  votuesve  dhe administratës zgjedhore.

Urdhri i Ministres nuk i ka penguar partitë politike që të mbledhin në evente apo tubime simpatizantët e tyre. Media raporton vazhdimisht në transmetimet live, takime që binin ndesh me këto rregulla.

Me nisjen e fushatës zgjedhore, me ngarkesën e shtuar të detyrave të strukturës së KQZ, zbatimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor mbi kontrollin e veprimtarive të ndaluara  të  zyrtarëve  qendrore  dhe  vendorë  rrezikon  që  të  kthehet  në  një “mision të pamundur”, thuhet në përfundimet e monitorimit të pjesshëm të procesit zgjedhor kryer nga kjo Shoqata për Kulturë Demokratike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY