Policia, ndryshon dinamika e plagosjes se policëve në Mamurras, si nisi përplasja...

Policia, ndryshon dinamika e plagosjes se policëve në Mamurras, si nisi përplasja me armë

202
0
Shares

Policia e Lezhës ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen që ndodhi sot në Mamurras ku dy policë dhe nje person tjetër mbetën të plagosur.

Të gjitha janë plagosur nga plumbat e një polici tjetër, David Magani që ka qëlluar me armë gjaë një konfkti me disa persona.

Mesohet gjithashtu se dy policët po marrin mjekim më spitalin rajonal të Lezhës ndërsa Nikoll Vorfi është sjellë në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.

Informacion më të detajuar do të japë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në përfundim të veprimeve të para hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY