Luçiano Boçi fton të rinjtë në sfidën e ideve “I have a...

Luçiano Boçi fton të rinjtë në sfidën e ideve “I have a dream”

64
0
Shares

Kandidati demokrat Luçiano Boçi ftoi të rinjtë e Elbasanit që nën moton “I Have A Dream” t’i shkruajnë atij në info@lucianoboci.com propozimet dhe idetë e tyre për ndryshime, ndërhyrje apo projekte që ata duan të shohin të realizuar në Elbasan. Në këtë thirrje për ide dhe projekte përfshihen të rinjtë e moshave 15-35 vjeç.

“Unë do të lexoj dhe do të vlerësoj me kënaqësinë më të madhe propozimet dhe idetë e të rinjve të Elbasanit. Tre idetë më të mira do të bëhen pjesë e programit tim politik dhe unë do të angazhohem për realizimin e tyre të plotë pas zgjedhjeve” – deklaroi z. Boçi.

Kandidati Luçiano Boçi tha se beson fort në idenë e profesionistëve të rinj dhe në ëndrrat e të rinjve elbasanas.

“Idetë e tyre janë pasuria jonë më e madhe. Asnjë arritje e jona nuk do të jetë e plotë pa përmbushjen e pritshmërive të brezit tonë të ri”- u shpreh Boçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY