“Edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite?” Basha pyet qytetarët...

“Edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite?” Basha pyet qytetarët dhe u bën thirrje të votojnë masivisht për ndryshim

56
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha futet live ne facebook dhe u uron Ramazanin besimtarëve myslimanë. “Një muaj sakrifice në një kohë sprove. Ekonomia çështja kryesore, plani ynë bën që ekonomia të nisë të lëvizë përsëri”, thotë ndër të tjera Basha.

Në vijim Basha ka thënë se rivali i tij, Rama nuk ka përgjigje për 8 vite dështime, unë dhe ekipi im kemi vite e muaj që punojmë për programin. Taksë e sheshtë 9%, heqim taksën Rama 240 lek/litër karburant.

Komunikimi i Bashës në Facebook:

Lulzim Basha: Të dashur miq, ju përshëndes dhe dua ta nis këtë komunikim sot me një urim për të gjithë besimtarët, për të gjithë miqtë e besimit islam që kanë nisur sot agjërimin, e t’ju uroj nga zemra një agjërim të lehtë e të pranuar në një muaj të bekuar të ramazanit. Ky është një muaj kur besimtarët i kthehen sakrificës së tyre njerëzore, shpresës dhe besimit të tyre në një të nesërme më të mirë, përmes virtyteve më të mira njerëzore, përmes sinqeritetit, dëlirësisë, solidaritetit, faljeve dhe lutjeve për një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për familjet e tyre, për shoqërinë, për kombin. Ndaj, dua bashkë me urimin tim t’ju përcjell falënderimet e mia të gjithë besimtarëve që agjërojnë në muajin e shenjtë të ramazanit, të gjithë klerikëve dhe udhëheqësve shpirtëror që i shërbejnë besimtarëve dhe t’ju them po kështu se kjo sakrificë e cila vjen në një kohë të ngarkuar për nga situata ekonomike, për nga gjendja e përgjithshme e vendit, kam bindjen se do të shërbej që në fund të këtij muaji të bekuar, Shqipëria të përjetojë e gjitha një çlirim shpirtëror dhe një ecje drejt më të mirës në çdo kuptim, në veçanti sa i përket vuajtjeve, sa i përket situatës të vështirë ekonomike, situatës të vështirë të përgjithshme të vendit, të familjeve shqiptare, të vogëlushëve shqiptarë dhe po kështu të të rinjve, të të papunëve, të nënave dhe të baballarëve tanë, të moshuarve e në veçanti nga zemra uroj dhe shpresoj që lutjet tuaja dhe sakrifica juaj në këtë muaj të shenjtë të shërbejnë për të lehtësuar edhe dhimbjet e atyre që kanë humbur më të dashurit në këtë vit sprove, të atyre që janë të sëmurë që kanë nevojë për kujdes, të familjeve që po kujdesen me sakrifica të shumta për shëndetin e tyre dhe për kurimin e tyre. E di pra që ky muaj është një muaj sprove i dyfishtë për vetë gjendjen ku ndodhet vendi dhe natyrisht të sprovës që sjell sakrifica dhe simbolika e muaj të bekuar të ramazanit. Edhe njëherë nga zemra të gjithë besimtarëve që agjërojnë, agjërim të lehtë dhe të pranuar. Ekonomia është tema kryesore që më ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre ditëve dhe javëve të takimeve me njerëzit. Është shqetësimi kryesor i çdo kujt pavarësisht nëse i takon shtresës së mesme, profesionistë, nëse i takon sipërmarrësit të vogël apo të mesëm apo sipërmarrësit të madh dhe prodhues, nëse i takon të papunëve, pensionistëve, e në veçanti grave dhe rinisë shqiptare që janë goditur më rëndë se çdo kush tjetër në tetë vite mbetje në vendnumëro në aspektin ekonomik, në rënien drastike të shanseve për punësim dhe për mirëqenie dhe që kanë sjellë një emigracion të pa merituar për Shqipërinë e për shqiptarët. Por ju e dini që ne kemi një plan, një plan konkret i cili do të zbatohet dhe do të bëjë të mundur që ekonomia shqiptare njësoj si ekonomia e vendeve tjetra të rajonit të filloi të lëvizë përsëri, ta marrë veten, jo vetëm nga goditjet të njëpasnjëshme të keqmenaxhuara të tërmetit dhe të pandemisë, por mbi të gjitha nga keqmenaxhimi 8 vjeçar. Nga taksat e rritura, nga çmimet e larta të naftës të energjisë. Ju e dini që plani ynë godet pikërisht këto gabime dhe dështime duke korrigjuar dhe duke futur në kursin e rritjes ekonomike të gjithë sektorët ekonomikë të Shqipërisë.
Ulja e çmimit të naftës me 24 leke për litër, pra eliminimi i taksës Rama mbi karburantin, taksa e sheshtë 9% për tatim fitimin por edhe tatimin për të ardhurat personale për gjithë ata mbi rrogën minimale. Ulja e çmimit të energjisë për familjet dhe për aktivitetin prodhues dhe eksportues dhe nga ana tjetër destinimi i këtyre të ardhurave, devijimi i tyre nga xhepat e një grushti njerëzish, që quhen sot me të drejtë oligarkë dhe që janë në fakt klientët e pushtetit në ikje, devijimi nga xhepat e tyre tek nevojat e njerëzve duke nisur me synimet tona kryesore që janë punësimi, rritja e pagave, rritja e pensioneve që në këto 8 vite ka shënuar një rënie krahasuar me rritjen e çmimeve duke i bërë pensionistët shqiptarë më të mjeruarit në Ballkan, që pasi paguajnë faturën e ilaçeve, e të dritave, e të ujit nuk i mbetet më asgjë në xhep. Dhe po kështu hapa të tjerë të cilët do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës, mundësitë dhe mirëqenien. Sipërmarrja e vogël, biznesi prodhues, fermeri shqiptar, të gjithë do ta gjejnë veten tek paketa jonë fiskale, që është vetëm hapi i parë drejt rritjes ekonomike. Miqtë e mi gjatë kësaj fushate ne kemi pasur dhe do të vazhdojmë kemi mundësinë të bashkëbisedojmë për programin tonë, ju keni pyetjet tuaja legjitime dhe në fakt një fushatë normale këtë duhet të synojë, tu japë përgjigje pyetjeve të qytetarëve dhe qytetarët pyesin qeverinë, atë që ka pasur pushtetin, çfarë ka bërë me premtimet që ka kryer këto 8 vite, a i ka mbajtur, çfarë ka bërë dhe ju e dini fare mirë që kundërshtari politik vetëm kësaj pyetje nuk i jep përgjigje, sepse ju e dini fare mirë përgjigjen, s’ka bërë asgjë, vendi është në vendnumëro. Ndërkohë që as unë as ekipi ynë jo vetëm nuk i shmangemi, por kemi punuar që gjatë gjithë këtyre muajve e viteve për të ardhur tek ju me një program realistë, rrënjët e të cilit janë tek problemet tuaja të përditshme. Kemi qenë në shtëpitë tuaja, në ndërmarrjet tuaja, në arat, serat tuaja, kemi qenë në auditorët e universiteteve dhe me gjimnazistët dhe fëmijët shqiptarë. I njohim, i prekim, i ndjejmë problemet tuaja, sepse që të zgjidhësh një problem së pari duhet ta njohësh atë, akoma më mirë duhet ta ndjesh e ta përjetosh atë. Vetëm kështu mund të formulosh pastaj zgjidhjen e duhur, realiste dhe të zbatueshme, prandaj në këtë fushatë nuk kemi ardhur me premtime, por me zotime dhe angazhime të një plani të hartuar jo një muaj para fushatës, por vite e vite me radhë me ndihmën e ekspertëve më të mirë. Të dashur miq, tani dua t’iu them fare qartë se e vërteta e demokracisë është që ndryshimi, ndryshimi që gjithë kërkoni, në fakt e keni në dorë ju, vetëm ju mund ta bëni ndryshimin realitet. Në fund të fundit si unë, si ekipi im, si bashkëpunëtorët e mi, të gjithë kemi të njëjtin pushtet me 25 prill dhe po kështu ata që kanë qeverisur për 8 vite, secili prej nesh ka një votë, e pra, është bashkimi i votave tuaja e vetmja mënyrë për të sjell ndryshimin. Vetëm ju dhe vota juaj është instrumenti që sjell ndryshimin dhe unë e di që ju jeni të etur për ndryshim. Pavarësisht se në çfarë gjendjeje ekonomike jeni dhe e di që shumica prej jush është në gjendje ekonomike shumë të keqe. Pavarësisht se ku banoni në qendër apo në periferi, në jug apo në veri, në qytet apo në fshat, pavarësisht se çfarë mundësish apo pamundësish keni në jetën e përditshme, pavarësish nëse jeni demokratë apo socialistë dhe në veçanti socialistët e goditur dyfish ata që vërtetë kanë besuar, kanë votuar dhe kanë investuar tek forca e tyre politike pas premtimeve të përmbajtura. Ju them që tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë, të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshim do të thotë secili të marrë përgjegjësinë me votë, me votë për të ndryshuar fatin e vet dhe të familjes së vet. Sepse mos harroni ndryshe nga ç’ju thotë politika dhe njeriu që mbajti Shqipërinë në vend numëro për këto 8 vite. 25 prilli nuk bëhet për mua as për atë, bëhet për ju, bëhet për të ardhmen e fëmijëve tuaj. A do të kemi dhe 4 vjet të tjera të mbushura me dështime, të ngecur vend numëro me dyert e Europës të mbyllura për ne, a do të kemi dhe 4 vjet të tjera ku fëmijët tuaj të mbeten pa shkollim, pa arsimin e duhur, pa shanse për punësim. Edhe 4 vite të tjera po të vazhdojë ky ritëm emigracioni, a do të mbetet i ri apo e re në Shqipëri. Apo do të ndryshojmë të gjithë së bashku dhe do të marrim shanset që janë para nesh, bashkë me ndihmën e partnerëve tanë, bashkë me ndihmën e BE-së për të tejkaluar këtë krizë të rëndë 8 vjeçare për të hapur vende pune, për të sjellë edhe këtu në Shqipëri njësoj si në Maqedoninë e Veriut, njësoj si në Kosovë apo në vendet e tjera të rajonit, investime. Investime perëndimore që hapin vende pune me paga të larta, mirëqenie dhe një qeveri që është në krahun tuaj dhe jo kundër jush, një politikë me fytyrë njerëzore që e ndjen dhimbjen tuaj dhe synim kryesor ka ju shërbejë ju. Kjo është pyetja të cilës do ti përgjigjeni ju me votë më 25 Prill. E vetmja pyetje kjo është: Edhe 4 vjet të tjera si këto 8 vite apo ndryshim? Dhe këtë e keni vetëm ju në dorë, askush tjetër. Vetëm ju keni mundësinë të ndryshoni Shqipërinë dhe fatin e saj. Vetëm ju keni mundësinë që fëmijëve tuaj mos t’ju vidhen edhe 4 vite të tjera. Ndaj ju ftoj që gjithë entuziazmin dhe optimizmin me të cilin keni përcjellë këtë fushatë nga Jugu në Veri ku ju takoj në takime të mëdha spontane apo në bashkëbisedime që kemi publike dhe jo publike, ta shndërroni në një votë masive, qytetare, europiane, popullore për ndryshim më datën 25 Prill duke votuar numrin 9. Numrin 9, Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim në mënyrë që pas 26 Prillit të përveshim mëngët dhe të nisim punën për ti hapur Shqipërisë rrugën drejt Europës, për ti dhënë shqiptarëve atë që meritojnë dhe që është plotësisht e mundur, një ekonomi me vende pune, me mirëqenie dhe me kujdes për çdo shqiptar dhe familje shqiptare. Ju faleminderit. Unë do të vazhdoj takimet gjatë ditës së sotme dhe do të kem së shpejti takime me profesionistë, me të rinj, me nëna, me fermerë. Ndërkohë që në mbrëmje ju ftoj të më ndiqni në programin e Sonila Meços në televizionin Ora. Ndaj, ju uroj një ditë sa më të mbarë të gjithëve e në veçanti një ditë sa më të lehtë agjëruesve në këtë ditë të parë të muajit të bekuar të ramazanit. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti t bekoftë Shqipërinë! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY