Basha me punonjës fasonë: Rama nuk mendoi asnjë ditë për ju për...

Basha me punonjës fasonë: Rama nuk mendoi asnjë ditë për ju për 8 vjet, ne kemi një plan

42
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me punonjëse të një fasonerie në Durrës. Pandemia e cila ka dëmtuar shumë sektorin e fasonerisë dhe që pasojat e saj janë ende sidomos tek punonjësit e fasonerive.

“Gjatë pandemisë shkaktuar nga COVID 19 sektori dhe biznesi i fasonerisë ishte një nga më të prekurit dhe që pati shumë probleme. Ndihmesa për këtë biznes ishte minimale, le të themi e papërfillshme. Tani, ju Zoti Basha çfarë programi keni dhe çfarë politikash ju do të ndiqni në qeverinë tuaj për vazhdimësinë dhe rimëkëmbjen e këtyre bizneseve” – u shpreh një nga zonjat e pranishme në takim.

Kreu i opozitës tha qeveria e 8 viteve të fundit nuk mendoi asnjë ditë për punonjësit e fasonerisë dhe për sipërmarrjen në tërësi. Ai u zotua se plani i qeverisë së ardhshme i cili synon rritjen e pagës minimale në 360 mijë lekë të vjetra, pagat e barabarta për punë të barabarta mes grave dhe burrave, si dhe mbështetja e fëmijëve nga lindja e deri në mbarim të studimeve, do të rrisin mirëqenien e familjeve dhe pozitat e gruas në veçanti.

“Pra, përralla që buxheti nuk ka para është përralla e këtyre 8 viteve për të justifikuar që 8 vite me radhë kjo qeveri dhe ky kryeministër s’kanë menduar asnjë ditë për ju, asnjë ditë për sipërmarrjen, asnjë ditë për punonjësit, asnjë ditë për pensionistët. Këtu tani do të vijë edhe ndryshimi sepse plani ynë ekonomik së pari do të çmontojë këtë skemë që e ka dorëzuar Shqipërinë tek një grusht njerëzish, tek oligarkët, skemë e ndërtuar nga ky kryeministër për 8 vite me radhë dhe së dyti do t’i devijojë këto para të taksave tuaja tek ju, tek pensionet, tek pagat, tek ulja e taksave. Politikë ekonomike që për qëllim krijimin e vendeve të punës, sigurinë e vendeve të punës të krijuara dhe rritjen e pagave. Të ndalemi pak tek kjo Si rriten pagat? Unë kam shpallur prej dy vjetësh objektivin tonë që prej ditës së parë paga minimale do të jetë 300 euro, 360 mije lekë dhe që në fund të 4-vjeçarit të ketë arritur 400 euro. Po paga nuk rritet me dekret të kryeministrit. Sepse nëse i thua pronarit që nga ky moment do të paguash kaq pagë minimale, dy gjëra do të ndodhin, do të rritet borderoja në radhë të parë, pra kostot e prodhimit, do të rritet barra e sigurimeve shoqërore dhe pronari dy gjëra do të bëjë, ose do gënjejë, do të thotë po e paguaj dhe do të paguajë vetëm sigurimet shoqërore ndërkohë pjesën tjetër nuk do ti paguajë, pra do të futemi në informalitet, ose e dyta do të thotë unë si paguaj dot dhe do të mbyllë vende pune. Çfarë duhet bërë dhe vij direkt tani te pyetja që mu shtrua nga zonja. Së pari, duhet që biznesit t’i jepet mundësia të investojë, të punësojë dhe të gjenerojnë fitim. Se po s’gjeneroi fitim si do ti paguajë punonjësit, si do të rrisë pagat? Çfarë rezervash kemi ne këtu? Se ndoshta s’kemi rezerva dhe duhet të kemi plane realiste.
Jeni gjysma e shoqërisë, mbani dyfishin e peshës, se për shumicën dërmuese të burrave që janë në marrëdhënie pune, mbaron orari i punës, koha tjetër u takon atyre. Juve shkoni nga puna në punë. Mbaron orari i punës, shkoni përballeni me punët e shtëpisë, që janë sfida dhe halle të shumëfishta, s’janë thjesht punë, veçanërisht këto kohë. Se problemi me arsimin, problemi me studentët, problemi me shëndetësinë përkthehen në brenga të shumëfishta për nënat, për bashkëshortet. Pra jeni gjysma e shoqërisë, mbani dyfishin e barrës dhe s’keni as gjysmën e përkrahjes në raport me gjysmën tjetër të shoqërisë. Pra, investimi te mirëqenia e grave në veçanti që do të thotë punësim, pagë të barabartë për punë të barabartë dhe ndihma që do ti japim tek problemi kryesor që ka, tek fëmija, tek fëmija, me bonusin e të porsalindurve deri në 5 vjeç, 30 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë. Se po na tkurret popullsia, një pjesë po ikin siç tha zonja ndërsa çiftet e reja nuk bëjnë fëmijë sepse ju e dini që fëmija ka një kosto për tu rritur. Prandaj, bonusi për të porsalindurit deri në 5 vjeç, tekstet falas për arsimin parauniversitar, për të gjithë fëmijët tuaj në moshë për të shkuar në studime dhe që duan të studiojnë por, që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, shteti do të marrë përsipër 100% tarifat. Pra, nuk do të paguhen më tarifat, nuk do të zhyteni më në borxh për tarifat. Dhe pastaj sistemi universitar do të adoptohet, siç folëm pak më parë, për t’i përgatitur për profesione. Ndërkohë, investimet e huaja, në një klimë ndryshe të biznesit do të mundësojnë që të mbarojnë shkollën, do të kenë mundësi të punësohen dhe ky është një lehtësim tjetër që do të vijë indirekt tek ju sepse fati i fëmijëve tuaj do të jetë shumë më i sigurt, mundësitë për t’i ndihmuar fëmijët tuaj do të jenë shumë më të mëdha. Të gjitha këto janë masa të cilat ndihmojnë pozitën e gruas” – tha Basha.

Problemet që la pas tërmeti i nëntorit të 2019-ës, janë akoma të pranishme tek shumë familje në Durrës, të cilët ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Sa i përket tërmetit që ka ndodhur dhe shumë pallate janë dëmtuar DS2, DS3, DS4 dhe DS5, unë jam një ndër to që kam patur shumë dëmtime dhe nuk kam marrë asgjë. Kam marrë të gjitha dokumentet dhe më kanë thënë që se përfiton, ndërkohë që ka të tjerë që nuk kanë asnjë problem dhe ma kanë thënë vet që i kanë marrë” – tha një zonjë tjetër e pranishme.

Sa i përket procesit të rindërtimit, Basha tha se Partia Demokratike ka ngritur një grup arkitektësh, urbanistësh, inxhinierësh, si dhe ka kërkuar ndihmën e një kompanie të specializuar që e përdor NATO dhe Bashkimi Europian në raste fatkeqësish të tilla, në mënyrë që ditën e parë përveç transparencës, rivlerësimit të dëmit, të nisë me shpejtësi procesi i ndërtimit i cili, sipas tij, ka mbetur peng i interesave korruptive dhe klienteliste.

“Procesi i vlerësimit të banesave ka qenë jo transparent dhe diskriminues. Kur procesi i vlerësimit është jo transparent dhe diskriminues, edhe procesi i dëmshpërblimit apo i rindërtimit po kështu është i pandershëm. Në Durrës unë kam dëgjuar nga gojët familjarëve se si një shtëpi apo një apartament i shkatërruar, një DS5, fillimisht është shënuar si i tillë, pastaj është bërë DS3 apo DS1. Ndërkohë që kam dëgjuar edhe për raste kur ka patur dëme fare të vogla, madje edhe raste ku s’ka patur asnjë dëm dhe ku ka funksionuar një skemë ku zyrtarët, qeveritarët, i kanё ofruar njё familje qё tё pretendoj se u ёshtё dëmtuar banesa, madje u kanё thёnё edhe prisheni qё tu japim DS5 dhe tё ndajmë paratë me njёri-tjetrin. Prandaj hapi i parё qё do tё bёjmё ёshtё rivlerёsimi i drejt i dëmeve nё bazë tё ankesave tё qytetarëve. Paralel me kёtё do tё bёjmё gjithçka qё procesi tё ecё sa mё shpejt. Arsyet e vonesës sё procesit tё ndërtimit tё shtëpive dhe objekteve tё prishura nga tërmeti nuk kanё tё bёjnё me ato qё deklarojnë kryeministri nё ikje, se po tё na kishte dëgjuar ne dhe po tё kishte ndjekur planin qё i vumë nё dispozicion, plani i hartuar nga ekspertët mё tё mirё shqiptar edhe ata qё kanё ndihmuar nё katastrofa humanitare tё mëparshme por edhe i certifikuar nga ekspert tё huaj atëherë sot shumica dërrmuese e familjeve shqiptare nё zonat rurale por dhe shtëpive nё zonat e tjera urbane do të ishin ndërtuar nga vetë banorët me para në dorë dhe projektet e mëdha apartamentet, pallatet po kështu do të kishin nisur nga ndërtimi dhe do të ishin në një fazë shumë më të avancuar sesa ku jemi sot ku vetëm në Durrës ku afro 38 pallate që kanë nevojë për rindërtim bëhet fjalë për një proces që ka nisur vetëm për 2 pallate. Pse ka ndodhur kjo? Sepse njësoj si me rindërtimin, njësoj si me çdo gjë tjetër këto 8 vite është parë jo si një proces për të ndihmuar njerëzit, por si një proces për të përfituar një grusht njerëzish. Rivlerësimi i dëmit me transparencë, dëmshpërblimi i drejtpërdrejtë me para në dorë dhe pastaj sipas një projekti standard dhe me proceduar të përshpejtuara e bën rindërtimin vetë familja. Në rastin e qyteteve ne do të veprojmë me shpejtësi të madhe. Kemi ngritur një grup të jashtëzakonshëm, emra që besoj njihen në të gjithë Shqipërinë, arkitektësh, urbanistësh, inxhinierësh, si dhe kemi kërkuar ndihmën e një kompanie të specializuar që e përdor NATO dhe Bashkimi Europian në raste fatkeqësish të tilla në mënyrë që ditën e pare përveç transparencës, rivlerësimit të dëmit, të nisë me shpejtësi procesi I ndërtimit I cili ka mbetur peng I interesave korruptive dhe klienteliste. Kjo sa i përket tërmetit. Sa I përket trajnimit profesional. Dy ditë më parë kemi vendosur një kontakt zyrtarë me një nga organizatat më të mëdha Europiane dhe Gjermane e cila merret pikërisht me trajnimin profesional dhe që ka patur, ka shtrirë një rrjet trajnimi fillimisht në Gjermani dhe pastaj në vendet e lindjes, elekriçist, marangoz, hidraulik, profesionist të të gjitha llojeve dhe të cilët janë të gatshëm të na ndihmojnë. Jo vetëm kaq, por skema e financimit për trajnimin profesional, është një skemë në të cilën qeveria shqiptare, e reja, qeveria e ndryshimit, do të financojë vetëm 1/3, 2/3 do të vijnë nga grante të Bashkimit Europian. Nga grante të taksapaguesve europian. Prandaj ju them që dalja nga gropa ekonomike e këtyre 8 viteve, zhvillimi ekonomik, punësimi, mirëqenia dhe integrimi në Bashkimin Europian, janë të ndërthurura me njëra-tjetrën. Në Europë nuk futesh dot me rroga 200 euro dhe nga ana tjetër procesi i integrimit europian, në vetvete të ndihmon të rrisësh nivelin e kualifikimit të profesionistëve, të thithësh investime të huaja që vijnë me mundësi për paga më të larta, të rrisësh aftësitë për eksport dhe të garantosh standardet në çdo fushë, në ekonomi, në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë fushat e tjera, sigurinë ushqimore dhe në të gjitha fushat e tjera” – tha Basha. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY