Kokaina në Durrës, policia ndërhyn për të fshehur trafikantët e vërtetë me...

Kokaina në Durrës, policia ndërhyn për të fshehur trafikantët e vërtetë me lidhje në kupolën e policisë dhe politikë

302
0
Shares

Gazetarja Klodiana Lala hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe foli për zyrtarë të inkriminuar, lidhur me drogën e kapur në portin e Durrësit, në kontenieri e bananeve, ngarkesa e të cilave ishte porositur nga Selim Çeka.

Lala tha se Çeka, një ish-mësues në pension në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar lidhjen me ngarkesën e drogës dhe ka kërkuar nga policia që kontenieri të shoqërohej deri në destinacionin final.

“Policia e shtetit fsheh trafikantët e vërtetë. Edhe në drogën me oriz ju kanë ikur trafikantët përpara syve. Brenda radhëve të policisë ka zyrtarë të dyshuar. Selim Çeka ka inisituar përgjatë 4 orëve që ishte i gatshëm ta shoqëronte policinë për destinacionin final. Prokuroria nuk ka për t’i zbuluar kurrë trafikantët e vërtetë”, tha Lala.

Ndërkohë lidhur me 140 kg e kapura pak ditë më parë, ajo foli për lidhje me politikën.

“Në rastin e 140 kg i them policisë ta nisi hetimin nga Kombinati për të parë lidhjet me politikën, për të parë lidhjet me Ekuadorin. Për të parë sa djem nga Shqipëria ka sot në Ekuador dhe më pas, duhet të bëhet diferenca. Duke i ndërprerë operacionet në port po shpëtohen peshqit e mëdhenj të kokainës”, u shpreh Lala./Opinion.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY