Media greke publikon pamje dhe foto të ekzekutorve të gazetarit të njohur

Media greke publikon pamje dhe foto të ekzekutorve të gazetarit të njohur

210
0
Shares

Kamerat e sigurisë pranë shtëpisë së gazetarit George Karaivaz që vra ditën e premte në Athinë, kanë kapur momentin kur autorët me motor dhe të maskuar largohen me shpejtësi pas vrasjes, sipas fotove dhe vodeove të publikuara nga mediat greke.

Një dëshmitar që rastisi që të ishte përballë vrasësve të gazetarit i tha policisë se i pa autorët në momentin që ekzekutuan George Karaivaz.

“Unë isha para dhe pashë vrasësin që qëlloi në drejtim të George. Unë isha vetëm 5 metra larg” tha dëshmitari okular për mediat greke.

Ai ka përshkruar edhe ekzekutorin, ç’ka mund të ndihmojë autoritetet për të shkuar në gjurmët e tij.

“Ishte i gjatë, rreth 1.80 me kapelë dhe syze dielli, kishte veshur një xhaketë të gjelbër. Unë dhe fëmijët njoftuam policinë” tha ai.

Një hetues u shpreh për mediat greke se ekzekutorët me pagesë mund të mos kenë ditur as kush ishte njeriu që ata vranë.

Me fjalë të tjera, konsiderohet e mundshme pista që ata morën paratë, erdhën në Greqi, vranë gazetarin dhe u larguan nga vendi të njëjtën ditë.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për krimin e rëndë. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY