Kryetarja e Autoritetit dosjeve të Sigurimit, kampion ADN për të gjetur gjyshin...

Kryetarja e Autoritetit dosjeve të Sigurimit, kampion ADN për të gjetur gjyshin e vrarë në burgun famëkeq të Burrelit

153
0
Shares

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit (AIDSSH) Gentiana Mara Sula dha një kampion gjaku tek Komiteti Ndërkombetar për Personat e Zhdukur në përpjekje për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e gjyshit të saj që humbi jetën në burgun e Burrelit.

Mara që sot punon në dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe transparencën e dosjeve të Ish Sigurimit famëkeq të Shtetit është përballë sfidës për të gjetur gjyshin e zhdukur nga diktatura në një nga burgjet politike më të ashpra të diktaturës.

Gjyshi i saj Sulejman Mara nuk është gjetur. Ai humbi jetën në moshën 42 vjeçare në vitin 1951. Ai ishtë në atë burg si kundërshtar i regjimit. Administrata komuniste fshehu të dhënat për varrin e tij duke shtuar dhimbjen e familjes Mara që sot ngulmon dhe pret të gjenden eshtrat.

“Sot, bashke me Lyela Rama i dhame Komisionit Nderkombetar per Personat e Zhdukur International Commission on Missing Persons – ICMP nje kampion gjaku, qe do ti ndihmoje ata te identifikojne gjyshin tone te munguar Sulejman Mara, i cili ne vitin 1951, vetem 42 vjec, humbi jeten ne rrethana te paqarta ne Burgun e Burrelit. Ky qe nje detyrim i permbushur njerezor dhe nje amanet i te pareve tane qe e shpume ne vend”, shkruan Genriana Mara Sula në rrjetet sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY