Horoskopi, 12 Prill 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 12 Prill 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

333
0
Shares

Dashi

Dite mjaft e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Do mundohen pak, por do ja dalin mbanë. Me financat mos u tregoni te paduruar sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment.

Demi

Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do merreni vesh për çdo gjë me partnerin. Edhe disa tema te se shkuarës do i zgjidhni menjëherë. Beqaret nuk duhet te nguten sepse mund te bëjnë gabime dhe situata do ju dale jashtë kontrollit. Financat do jene te paqëndrueshme. Mire do jete te shmangni çdo lloj investimi sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Binjaket

Sot do ndodhe një revolucion i vërtetë ne jetën tuaj ne çift. Shume gjera kane për te ndryshuar për mire. Si ju ashtu edhe partneri do jeni me këmbë ne toke. Beqaret do jene nostalgjike dhe do mbyllen ne vetvete duke refuzuar disa ftesa qe do ju bëhen. Ne planin financiar do keni shume fat. Do kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do hiqni edhe para mënjane.

Gaforrja

Dite tërësisht e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do përjetoni emocione dhe kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret do jene gati te bëjnë edhe sakrifica vetëm për ta bere për vete personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar do keni vështirësi për ta stabilizuar situatën, megjithatë do ja dilni mbanë me sukses.

Luani

Çështjet e zemrës do ju sjellin kënaqësi pa fund gjate kësaj dite. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund pranë te dashurit te zemrës suaj dhe nuk do doni te ndaheni asnjë çast prej tij. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do përfitojnë nga çdo ftese qe do ju behet. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi duke qene se gjendja do jete e mire.

Virgjeresha

Planetët do e influencojnë pozitivisht jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do i sqaroni shpejt te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do jeni me te qete. Beqaret do kërkojnë gjera te pamundura te cilat planetët nuk do ua mundësojnë. Edhe sot ata do mbeten vetëm. Ne planin financiar do dini si te silleni dhe gjendja nuk do jete aspak problematike.

Peshorja

Do keni nevoje me më shume qëndrueshmëri sot juve qe jeni ne një lidhje dhe partneri do ua ofroje këtë. Mbrëmja e sotme do jete akoma me emocionuese. Beqaret nuk duhet te bëjnë gjera te rrezikshme vetëm për te joshur dike. Ne planin financiar do bëni te pamundurën qe ta stabilizoni situatën. Disa familjare do ju gjenden pranë dhe do ju ndihmojnë.

Akrepi

Merkuri do ketë ndikim pozitiv sot ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe do jeni gati te merrni vendime me rëndësi. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme dhe do jene pa fat ne dashuri. Nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin as sot. Ne planin financiar do keni probleme te njëpasnjëshme. Nuk do e kontrolloni dot veten dhe do kryeni me shume shpenzime nga sa duhet.

Shigjetari

Mos i hidhni sytë gjetiu tjetër sot ju qe jeni ne një lidhje sepse do shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot. Do lëndoni edhe veten tuaj përveçse partnerin. Beqaret duhet te maten mire para se te pranojnë çdo ftese sepse ka persona qe kërkojnë thjesht aventura. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni qe te mos keni probleme.

Bricjapi

Dite e animuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju mahnite gjate gjithë kohës dhe do ju beje te ndiheni mire. Beqaret do realizojnë takime te veçanta ne një ceremoni ku janë ftuar te marrin pjese. Buxhetin duhet mbajtur gjithë kohës nen kontroll sepse gabimi me i vogël mund te sjelle pasoja shume te renda me vone.

Ujori

Dialogu do jete shume i mire sot për ju qe jeni ne një lidhje. Gjerat kane për te shkuar ashtu si keni dashur dhe do merrni edhe vendime me rëndësi. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si ndihen dhe nuk do kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje. Financat do jene me te mira se kurdoherë dhe do kryeni edhe investimet e menduara prej kohesh.

Peshqit

Kjo e sotmja do jete një dite e bukur për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit dhe nuk do doni te shkëputeni asnjë çast prej tij. Beqaret do kenë një dite euforike dhe te mbushur me propozime. Mendohuni mire e me pas vendosni për te pasur pra personin qe do pëlqeni me shume. Me financat mos u tregoni impulsive sepse do keni probleme serioze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY