Energji më të lirë, ilaçe të rimbursuara dhe pensione të rritura, Basha...

Energji më të lirë, ilaçe të rimbursuara dhe pensione të rritura, Basha me pensionistët në Librazhd

51
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, në vizitën e tij në qytetin e Librazhdit ka zhvilluar një takim me pensionistët, ku kanë bashkëbiseduar rreth problemeve që i shqetësojnë. Të moshuarit i thanë Bashës se pensionet janë shumë të ulëta dhe se nuk u dalin as për të blerë ilaçet. Problem tjetër që ngritën ishte dhe gjendja e spitaleve si dhe mos rimbursimin i ilaçeve.

“Jam 80 vjeç, ky është viti i 80 që shkoj me një pension 18 mijë lekë të reja. Marr 72 mijë lekë ilaçe për vete dhe për familjen. Çmimet kanë shkuar në qiell. Po bëj gati 10 vjet që ri më shumë në dyshek sesa dal, mirëpo me këtë ekonomi kaq të vështirë, them që ky ndryshim që do të jetë, do të krijojë mirëqenien ekonomike-sociale. Me kulturë e me bujqësi, me spitale e me.. që të shkosh sot në spital është një tmerr. Sot spitalet kanë vajtur në gradën e fundit” – u shpreh një nga pensionistët.

“Pensionet këtu në Librazhd janë shumë të ulëta. Unë marr një pension 160 mijë lekë të vjetra. Me këto marr 3 lloje ilaçe, për frymëmarrjen, për zemrën, për tensionin. Këto para nuk dalin vetëm për ilaçe jo që të ushqehesh. Thonë shëndetësia falas. Ku është shëndetësia falas? Asnjë gjë! Rimbursohen ilaçet, ne ilaçet i blejmë të gjitha me pare. Ata rimbursojnë një ilaç për shembull 200 lekë të vjetra, të reja, domethënë 2 mijë lekë edhe populli ka vajtur në një skamje të tmerrshme” – tha një nga pensionistet e pranishme në takim.

Basha tha se edhe pse qeveria rriti taksat, çmimin e energjisë elektrike, çmimin e naftës, nuk u shqetësua asnjë minutë për fatin e pensionistëve. Kryedemokrati u zotua se qeveria e tij e ardhme do të rrisë pensionet sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5%. Ai gjithashtu tha se me uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe me rimbursimin i ilaçeve sipas diagnozëz, janë pjesë e prioriteteve të para të qeveris së ardhshme.

“Edhe unë jam bir i dy pensionistëve dhe e di se sa e vështirë është ekzistenca juaj pa ndihmën e fëmijëve. Po ata që i kanë fëmijët pa punë apo që e kanë humbur vendin e punës gjatë këtyre viteve apo që i kanë vetë fëmijët në nevojë ekonomike, si ja dalin? Kjo është pyetja që duhet ta mundojë një qeveri apo një kryeministër, nuk duhet ta zëri gjumi por problemi është që ka tetë vite që kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka pasur të gjitha pushtetet dhe nuk janë shqetësuar asnjë minutë të vetme për fatin e pensionistëve. Ne dyfishuam pensionet, ku i gjetëm paratë? Taksat ishin më të ulëta se sa sot, çmimi i energjisë ishte më i ulët se sot, çmimi naftës ishte më i ulët se sot. Paratë e buxhetit të shtetit duhet të shkojnë të nevojat e njerëzve prandaj programi jonë për rritjen e dyfishin e normës së inflacionit për jo më pak se 5%. Me uljen e çmimit të energjisë për 300 KË/h e parë dhe po kështu rimbursimi i ilaçeve sipas diagnozës, pasi kemi siguruar që të vetmet ilaçe që përdorin pensionistët shqiptarë, të jenë ilaçe të certifikuara nga hemisfera perëndimore, domethënë nga Bashkimi Europian, Shteteve të Bashkuara apo Japonia apo Australia. Jo ilaçe që i blini dhe nuk kanë asnjë efekt, se nuk i dihet origjina dhe pastaj ju detyrojnë të merrni të tjera të cilat nuk i rimbursojnë. Përmenda këto tre masa që do prekin drejtpërdrejtë xhepat tuaj. Rritja e pensioneve, do rrisë shumë e parave që do merrni muaj për muaj, ulja e çmimit të energjisë do të ulë faturën e energjisë që paguani muaj për muaj dhe rimbursimi sipas diagnozës, do mundësojë në veçanti për pensionistin shqiptar që, mos të paguajë para nga xhepi për medikamentin që i duhet për të mjekuar, të gjithë e dimë që me moshën duhen mjekime rutinë apo mjekime të veçanta në raste sëmundjesh të veçanta. Këto 3 masa do të jenë masa do të jenë të menjëhershme të qeverisë të ardhshme. Koha nuk pret për asnjë në Shqipëri, në veçanti nuk pret për pensionistët, nuk pret për moshën e tretë. Por ka edhe masa të tjera programi që do ju vijnë në ndihmë indirekt. Prioritet i prioriteteve është ekonomia. Në qoftë së fëmijët tuaj janë të punësuar, kanë vende pune, kanë paga të mira, ja dalin të përballojnë jetën, ja dalin të ndërtojnë familje, të rrisin fëmijët e tyre. Kjo së pari është një gëzim shpirtëror i madh, për ju, prindërit e tyre, por është dhe një mundësi për të shijuar bashkë me ta vitet që supozohen të jenë vitet më të mira pasi del në pension. Ndaj fokusi në këtë program do të mundësojë që brenda një kohe jo shumë të gjatё, brenda muajve tё parё tё ndjeni njё farё lehtёsimi nё fatura nё paratё nё xhep dhe nё veçanti sa i pёrket rimbursimit tё ilaçeve sipas diagnozës. Ndёrkohë qё fokusi do tё mundёsojё edhe ambjenti ku jetoni, pra bijtё dhe bijat tuaja, nuset dhe dhёndёrit, nipёrit dhe mbesat tё jenё nё njё gjendje mё tё mirё ekonomike dhe shpirtёrore dhe tё zёvendёsohet kjo gjendje ankthi, depresioni qё ka kapur tё gjithё e nё veçanti ju se ju merakoseni gjithё kohёn pёr fёmijёt, pёr fёmijёt e fёmijve dhe ta zёvendёsojmё kёtё me njё ndjesi shprese, optimizmi. Shqiptarёt nga natyra nuk janё dorёzuar asnjёherё para vёshtirёsive. Mesazhi i fundit qё kam pёr ju ёshtё ky: e di qё keni kaluar 8 vite shumё tё vёshtira ku mё shumё janё rritur çmimet vit pёr vit se sa ёshtё rritur 8 vjet bashkё tё marrё pensionet. Por tё keni besim se ne jemi racë e fortё, jemi, kockë e fortë, kemi kaluar vështirësi dhe do ta kalojmë së bashku. Keni besim se 25 prilli do të jetë një ditë ndryshimi për çdo shqiptarë dhe se një qeveri që kujdeset për ju, për prindërit tanë, po kujdeset po kështu për ekonominë dhe për familjen do t’ia dalë me sukses që brenda një kohe të shkurtër ta zëvendësoni mërzinë, ankthin, depresionin me gëzim, me shpresë. Nuk premtoj mrekulli, nuk jam këtu për t’iu premtuar gjëra që nuk bëhen dot. Por ju premtoj që do ta normalizojmë situatën dhe ju do të ndiheni shumë më mirë seç ndiheni sot, sepse do të jeni më mirë seç jeni sot. Edhe me pensionet e rritura, edhe me ilaçet me cilësi të rimbursuara, edhe me reduktimin e faturës së energjisë. Dhe mbi të gjitha do të ndiheni mirë sepse fëmijët tuaj që janë prindër do të kenë mundësinë të punojnë e të jetojnë me paga dinjitoze në vendin e tyre çka është shumë e rëndësishme për ta mbajtur familjen bashkë dhe për t’ju siguruar një ngrohtësi, së juve ju mungon një ngrohtësi njerëzore kur fëmijët janë në emigracion. Në një moment vatra bosh është një trishtim i madh. Këto pra janë prioritetet e programit tonë, për moshën e tretë, për pensionistët dhe unë jam këtu për t’iu garantuar ju dhe gjithë pensionistëve shqiptarë, për vendosmërinë time, të vetë ekipit tim, ti bëjmë realitet nga dita e parë e marrjes së përgjegjësive” – tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY