Gazment Bardhi me banorët e Kukurit: Projekti i paligjshem qe u merr...

Gazment Bardhi me banorët e Kukurit: Projekti i paligjshem qe u merr ujin 3 fshatrave do te anullohet

85
0
Shares

Gazment Bardhi ndau me banorët e Kukurit në Gramsh shqetësimin për projektin e ndërtimit të një hidrocentrali që do u marrë ujin 3 fshatrave. Drejtuesi Politik tha se ky vendim do të anullohet nga qeveria, pas 25 prillit.

“Mirë që nuk japin perkrahje por të heqin mundësinë edhe për të jetu, duke marrë ujin. Dhe siç mashtruan 8 vite, mashtrojnë sërish se thonë që do ta anullojmë projektin që kanë miratuar vetë, me vendim keshilli bashkiak me datë 23. Dy ditë para zgjedhjeve. Po pse nuk e mbledhin tani, sot, këshillin e ta anullojnë vendimin. Po dhe kjo është mashtrim. Se nuk e ndalon dot Këshilli Bashkiak. Anullohet ose nga qeveria qendrore. Ose nga gjykata”, tha Bardhi.

Ai u angazhua para banorëve se projekti do të anullohet, dhe shtoi se nuk ka ndjekur as procedurat ligjore.

“Eshtë tallur 8 vite, tani i fyen fshatarët i quan dembelë e të paditur. Ka njeri që i është ofruar punë këtu dhe ka refuzuar. Dembel është ai që në 8 vite s’ka bërë asnjë punë.
Pa shumë filozofi, hajde në fshat për të kuptuar dështimin e 8 viteve”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi politik denoncoi përpjekjet për shantazh me ndihmën ekonomike në këmbim të votës.
“Kërcenimi me ndihmën ekonomike është jo vetëm krim, po nuk është as në moralin tonë të shqiptarit. Se kemi zakon ne të kërcënojmë tjetrin me bukën e gojës. Ne e ndajmë bukën me tjetrin, me mikun, me atë që është në hall”.

Gazment Bardhi tha se pas 8 vitesh dështim, me shtrengesa kudo, dhe asnjë përkrahje për njerëzit, Rama kërkon serish pushtet që të vijë të marrë edhe atë burimin e ujit, të vetmin aset që kanë njerëzit aty.

“Zgjedhjet e 25 prillit janë për jetën, për familjen e secilit. Janë zgjedhje për femijët dhe familjen”, deklaroi Gazment Bardhi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY