DETAJET/Kapet sasi e madhe kokaine në Durrës, urdhër arreste për pronarët e...

DETAJET/Kapet sasi e madhe kokaine në Durrës, urdhër arreste për pronarët e kompanisë me seli në Tiranë

172
0
Shares

Janë kapur  200 kg kokainë në portin e Durrësit. Droga u gjet e fshehur në tavanin e kontenierit me banane që vinte nga Ekuadori.

Ndërkohë  SPAK ka firmosur urdhër arrestet që priten të ekzekutohen nga momenti në moment. Sasia e drogës së peshuar deri më tani është 200 kg, e ndërsa ajo po vijon të peshohez.

Kontenierët i përkasin kompanisë Massabi Fruits me seli në Tiranë e pronësuar nga dy ortakë, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti. Deri më tani bëhet e ditur se është shoqëruar një nga punonjësit e kësaj kompanie, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një nga ortakët, apo një tjetër person.

Kokaina u kap gjatë skanimit ndërsa kokaina ishte e mbështjellë me natriban kaf dhe të zi, ndërkohë që në disa prej tyre ishte mbishtrimi ”Viejon”.
Kokaina ishte fshehur në tavanin e konteinerit, në një vend të modifikuar enkas për ngarkesën e shtrenjtë.

Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut.

Pak ditë më parë në Portin e Durrësit u sekuestrua një tjetër sasi kokainë prej 49 kg. Ajo vinte nga Amerika Latine në një kontenier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY