DETAJET/ Vranicki me drejtorin e Edi Ramës, magazinë me panele elektrike plot...

DETAJET/ Vranicki me drejtorin e Edi Ramës, magazinë me panele elektrike plot me bime kanabisi

242
0
Shares

Drejtori i Kadastrës në Kurbin, Edmond Stojani u gjet sot nga policia e Kurbinit si kopshtar kanabisi. Me modelin anglez të drogës ai kishte marrë një magazinë me qera, katin e dytë të së cilës e kishte bërë serë droge. Merret me mend se cmund të ketë ndodhur me dokumentat e pronesisë së Kurbinit kur drejtori i kadastrës kishte shtrirë edhe një linjë të paligjshme të energjisë elektrike për të ruajtur temperaturën për bimën e rrallë.

Kadastra e Kurbinit nuk ka qënë me fat edhe më herët. Një tjetër drejtor i kadastrës ka qënë akuzuar për korrupsion. Edhe pse i erdhi rradha për deputet i PS ai nuk u fut dot në Parlament.

Shtëpia e drogës u gjet në Fushë Gjormë ndërsa Edmond Stojani u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar, “Gjormë 2021”.

Në pranga u vu shtetasi Vranicki Hisku 24 vjeç, i cili në bashkëpunim me Kreun e Kadastrës zhvillonin aktivitetin e paligjshëm. Hisku është nipi i Stojanit, drejtorit të Kadastrës, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor, thonë burime jozyrtare.

Vranicki qe mban emrin e përfaqësuesit të OKB në trazirat e vitit 1997 në Shqipëri, nuk e ka penguar historia e emrit të përfshihet ne krim me zyrtarin e Edi Ramës.

Stojani dhe Hisku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

“Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo. Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike. Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Hisku është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë  zjarri pushkë me dylbi të montuar”, njofton policia e Kurbinit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY