Mbi 9 mijë efektivë të policisë të vaksinuar, Manastirliu: Do të zbresim...

Mbi 9 mijë efektivë të policisë të vaksinuar, Manastirliu: Do të zbresim fashën për vaksinimin masiv në +60 vjeç

97
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të efektivëve të policisë bashkiake, në pikën e vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”, ku është duke përfunduar vaksinimi i të gjithë uniformave blu.

“Ne kemi filluar tashmë prej ditësh me efektivët e policisë së shtetit. E kemi shtrirë edhe tek policia bashkiake. Janë tashmë më shumë se 9 mijë efektivë të policisë që janë vaksinuar. Dhe ky është padyshim një sukses sepse në një kohë shumë të shpejtë po arrijmë të mbrojmë shumë qytetarë të rrezikuar të shërbimeve kritike por padyshim edhe gjyshet dhe gjyshërit, të cilët kanë një vit që kanë përballuar jo vetëm stres, por edhe një izolim social nga kjo pandemi”, deklaroi Manastirliu.
Duke nënvizuar se objektivi është vaksinimi i 500 mijë qyetarëve brenda muajit Maj, Manastirliu ka bërë me dije se 100,000 dozat e vaksinës së kompanisë Sinovac, të mbërritura dje, do të shpërndahen në gjithë vendin, për të filluar vaksinimi i moshave mbi 60 vjeç.
“Dje kanë mbërritur -pas asaj ngjarje të paprecedent që ndodhi dy ditë më pare- 100 mijë vaksina të Sinovac, të cilat pas gjithë procedurave verifikuese, do të shpërndahen në territor, në qendra shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar, për të vijuar vaksinimin masiv, duke zbritur në grupmoshë dhe duke vijuar me +65 vjeç dhe +60 vjeç me sëmundje kronike”, tha Manastirliu.
Duke vlerësuar vaksinimin e policisë bashkiake, Kryetari I Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohje për punën e stafeve mjekësore.

Deri tani janë kryer 242,719 vaksinime për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit, punonjës të medias. Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 389.540 doza të vaksinave antiCOVID19, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milion doza. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY