Aleanca për teatrin i dhuron Bashës maketin e Teatrit Kombëtar

Aleanca për teatrin i dhuron Bashës maketin e Teatrit Kombëtar

57
0
Shares

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, regjisori Robert Budina  dhe artistë të tjerë i kanë bërë dhuratë Bashës maketin e Teatrit gjatë një takimi për kulturën që zhvilloi sot kryetari i PD.

Basha premtoi ringritjen e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend dhe siç ishte ndërsa u shpreh se kjo pjesë e kulturës u shemb pabesisht, por u shpreh se ata qe e shembën bënë gabimin e jetës.

Kreu i PD paralajmëroi mazhoracën se beteja nuk ka përfunduar ende, duke thënë se do t’i qëndrojë nënshkrimit të tij për ta rindërtuar.

“Kjo vepër e jashtëzakonshme, kjo pjesë e çmuar e historisë së qytetit tonë, ky monument i gjallë i brezave të artistëve të kulturës me të vërtet u shemb pabesisht, përkundër një qëndrese qindra ditore të njerëzve të artit, kulturës dhe të opozitës dhe PD që është krenare që ka qenë në krahun tuja. Por ata që e shembën bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja  mbaroi.

Bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim. Unë nuk shuhem për tone të forta dhe për metafora agresive. Por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet.Po ju them sot se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit dhe dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe përnatshëm derisa Teatrit të ngritur aty ku ishte dhe siç ishte.”, u shpreh Basha.

Po ashtu, kryedemokrati u shpreh se jo vetëm që do ta rindërtojë Teatrin, por edhe do të çojë para përgjegjësi ata që urdhëruan dhe zbatuan shembjen e tij.

Sikundër dua t’u them atyre që u vërsulen mbi këtë vepër dhe mbi artistët se nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen, por edhe çuarjen para drejtësisë të atyre që morën pjesë, nga urdhëruesi te zbatuesi do të japin përgjegjësi para ligjit”, tha Basha.

Ndërsa regjisori Budina i dhuroi Bashës maketin e teatrit dhe tha se këtë projekt, Basha duhet ta mbajë në zyrë për të realizuar, sic tha ai qëllimin e përbashkët për ringritjen e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

“Ky është një maket i Teatrit. Unë do ju them që ju do ta mbani në zyrë këtë  për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët që rikthimi i Teatrit nuk është thjesht rikthim, por është rikthim i disa vlerave qytetare të kulturës që përfaqësojnë 73% e tiranasve që të rikthehet.

Me rikthimin e Teatrit do të rikthehen edhe vlerat e kulturës. Kultura duhet të jetë ambasadori më i mirë që do të fusë Shqipërinë në Evropë dhe kjo bëhet duke ruajtur trashëgimin dhe jo duke e shkatërruar siç bëri ky pushtet. Në i sulmuam nga ky kryeministër që vjen nga fusha e kulturës”, tha Budina. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY