LISTA E PLOTË/Grushtin e shtetit e bënë Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Paulin...

LISTA E PLOTË/Grushtin e shtetit e bënë Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Paulin Sterkaj dhe Artur Bushi

4146
0
Shares

Disa nga ata që po akuzohen për grusht shteti nga ana e Kryeministrit Rama dhe ministres Belinda Balluku janë lidhje të ngushta familjare me politikanë të ndryshëm, pjesë e qeverisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri publike listën e emrave të anëtarëve të stafit të kompanisë së trafikut ajror “Albcontrol” dhe mes tyre spikasin djemtë, motrat, vëllezërit apo edhe familjarë që politikanëve të rreshtuar në Partinë Socialiste. Një prej kontrollorëve është edhe djali i Gramoz Ruçit, Ledio; djali i deputetit të ndjerë Bashkim Fino, Redi; vëllai nga nëna i deputetit Fatmir Xhafaj, Norbis Qazimi si dhe mbesa e gruas së Xhafajt, Ana Shkëmbi.

Lista vazhdon më tej me Florjan Gjiknurin, djalin exhaxhait t ëish-ministrit Damian Gjiknuri;  Martin Sterkaj, djali i deputetit Paulin Sterkaj; Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci si dhe Blerta Tusha, gruaja e Artur Bushit që është kryebashkiak i Krujës.

Lista e plotë:

Norbis Qazimi, vëllai nga nëna, i deputetit Fatmir Xhafaj

Ana Shkëmbi, mbesa e gruas së deputetit Fatmir Xhafaj

Ledio Ruçi, djali i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi

Redi Fino, djali i Bashkim Finos

Stela Malaj, nusja e djalit të deputetes Nora Malaj

Rovena Bregu, motra e Majlinda Bregut

Florjan Gjiknuri, djali xhaxhait i (ish)ministrit Damian Gjiknurit

Martin Sterkaj, djali deputetit Paulin Sterkaj

Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci

Blerta Tusha, gruaja e Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës

Eneo Zguri, djali i ish kreut të KQZ, Klement Zguri

Brisilda Spahiu (Celibashi), vajza e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit

Joana Bushi, ka koncesionin e shërbimeve të kontrollit në “Albcontrol”, me kompaninë “ICTS Albania-Integrated Services”, aktualisht Drejtore në ANTA-Rinas, ish-shefe kabineti e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, njëkohësisht gruaja e Eno Bushit, Drejtor Juridik i PS dhe avokat i Kryeministrit Edi Rama.

Për pasojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, Balluku dhe Rama po kërcënojnë me burg dhe për ‘grusht shteti’ djalin e Ruçit, të Finos si dhe shumë familjarë të miqve e kolegëve të tyre me të cilët ndajnë karrierën prej vitesh. Nga ana tjetër, ata që kanë përfunduar në pranga janë kontrollorët, punonjësit e Albcontrol për organizimin e kësaj proteste. Kreu i sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë organizatorë të kësaj proteste. Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici gjatë natës për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY