“Indicie për aksidente në Rinas 6 muajt e fundit”. Gazetarja tregon detaje...

“Indicie për aksidente në Rinas 6 muajt e fundit”. Gazetarja tregon detaje të panjohura

192
0
Shares

Gazetarja e fax tv Mirilda Tili, e cila ka ndjekur nga fillimi problemet e kontrollorëve të Rinasi deklaroi se për një periudhë 6 mujore ka pasur indicie për aksidente ajrore për shkak të përqendrimit të ulët gjatë punës së kontrollorëbe, pas uljes së pagës deri në 70%.

Muajt e fundit kontrollorët kanë punuar me 30-40% të rrogës, muajin e marsit dhe të prillit ata deklaruan kërkesat dhe u takuan me Presidentin Ilir Meta. Kërkesat e sindikatës kishte të bënte me operimin dhe kushtet e punës, orët e limituara dhe kjo prish protokollin.

Është specifike si industri dhe kërkon ekspertizë dhe kur ata artikuluan që rrezikohet siguria kombëtare, mund të kthehemi në cënim për sigurinë. Unë kam pasur dokumente se 6 muajt e fundit ka pasur indicie për aksidente ajërore për shkak të përqendrimit.

Burimet e mia më thanë në komunikim që kanë firmosur të gjithë një deklaratë të përkohshme dhe individi që më telefonoi më tha që i kanë firmosur, pas kësaj telefonoj një nga kontrollorët  dhe më konfirmoi, më tha po kemi firmosur, i pyeta pse e morët këtë vendim e më thanë që filluan shkurtimet, atëherë aty mendova se ka diçka që nuk shkon.

Pesë kontrollorë supervizori dhe 4 kontrollorët firmosën paaftësinë për të punuar dhe në rast se ata nuk e firmosin atëherë ata duhet  të paguajnë dy milionë gjobë. Drejtuesja e institucionit merr vendimin për largimin nga puna pas firmosje së deklarimit të 5 kontrollorëve. Pas kësaj të tjerët menduan që do të na vijë radha dhe firmosën të gjithë.

Po atë ditë që ishte mbrëmje ftoi për një konferencë për shtyp dhe nuk u zhvillua dhe foli  me kontrollorët por nuk arriti në negociatë.

Në këtë moment ata qëndrojnë në vendin e punës dhe të vetmit që kanë hyrë në pikën e kontrollit janë 5 të tjerë që nuk e kanë firmosur deklaratën e paaftësisë dhe tashmë janë ata që po merren me uljet e emergjente.

Në kullë që bëjnë fluturimet e emergjencës dhe në punë janë 5 kontrollorë.

Pas presioneve që do tiu zëvendësojmë dhe për të ardhur kontrollorë të huaj në albcontrol duhet të kalojnë procedura të AAC dhe pastaj duhet të kalojnë një herë këto procedura dhe të licencohet për këto procedura duhen dy javë që të fillojë punë.

Në rast se do të fillojnë kontrollorët tanë atëherë nesër do të nisin fluturimet. Që të hyjnë kontrollorë të tjerë nesër në kullë duhet të ishin nga ushtria dhe ne nuk i kemi, duhet të kishim kontrollorë që të ishin të përgatitur, por ne nuk i kemi.

Ka probleme pa fund dhe për këtë po shihen me sy të vëngër sepse ata e dinë që janë unik dhe po kërkojnë të drejtat e tyre.

Imazhi që Shqipërisë i prishet për shkak të këtij bllokimi dhe do të ketë mungesë të ardhurash. Përsa i përket mbikalimeve do të duhet të paguajë një gjobë Shqipëria.

I janë sekuestruar 1.6 milionë euro pas gjyqit të Becchettit. Te problemet financiare të AlbControl qëndron, por çfarë nuk funksionon është se kompanitë ajrore i bëjnë pagimet në fillim të vitit dhe paratë kanë qënë aty dhe ne jemi vetëm në muajin e 4 të vitit. Po 120 milionë të reja që tenderohen për pastrimin e zyrave nuk është tregues i krizës financiare.

Nëse do të hapej dhe Kukësi atëherë këta kontrollorë do ta menaxhonin.

Rasti i tyre nuk është sporadik, ka ndodhur e njëjta gjë në Poloni dhe nuk është vepruar kështu, por është diskutuar dhe folur.

Eurokontrolli, Sindikata Evropiane është pro kontrollorëve shqiptarë.

Kontrollorët, të 60 patën vendim unanim që do të ishin të zëëshëm me avokatin e tyre.

Pesë kontrollorët mund ta mbajnë ndoshta edhe ditën e nesërme deri në mëngjes, kontrollorët që ndodhen në kullë mund të kryejnë vetëm fluturimet e emergjencës, por jo mbikalimet.

Kostoja financiare do të jetë shumë më e madhe nëse do të merren kontrollorë të huaj.”, deklaroi gazetarja Mirilda Tili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY