ELBASAN/ PS tensionon fushatën në qark, flet kandidati i PD

ELBASAN/ PS tensionon fushatën në qark, flet kandidati i PD

482
0
Shares

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja u shpreh në Euronews Albania se “temperatura” politike në Elbasan është shumë e lartë në këtë fushatë zgjedhore.

“Ndryshe nga Tirana, temperatura politike në Elbasan është e lartë. Tashmë jeni në dijeni përpos incidentit që ka ndodhur në 14 mars, situata vazhdon të jetë e tensionuar, kuptohet nga kundërshtari jonë politik”, u shpreh zoti Gështenja.

Ai theksoi gjatë intervistës me gazetarin Ilir Kazaferi se është i bindur që PD do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në Përrenjas dhe Librazhd lexoj një fitore të sigurt të PD-së në sytë e banorëve”, u shpreh kandidati për deputet.

Ai renditi edhe tre shqetësimet që kanë banorët e këtyre zonave, të cilat sipas tij janë: kërkojnë ujë për të pirë, energji elektrike dhe rrugë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY