“Brenda fundjavës ulet mosha e vaksinimit në gjithë vendin”

0Shares
0

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Gjirokastër. Manastirliu tha se gjatë fundjavës pritet të ketë një ulje të grupmoshës së vaksinimit në të gjithë vendin.

“Në gjithë qarkun e Gjirokastrës janë kryer mbi 10 mijë vaksinime, ndërsa në tërësi kemi arritur mbi 230 mijë vaksinime. Në Gjirokastër ne kemi filluar të ulim grupmoshën. Edhe pse në fakt presim që gjatë kësaj fundjavës të kemi një ulje të moshës në gjithë vendin, pra + 65 vjeç dhe +60 ata me sëmundje kronike”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se ndërprerja e fluturimeve ka bërë që të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave, ndërkohë që tha se jemi të përgatitur për të rritur ritmin e vaksinimit.
“Kemi pasur pak vështirësi sepse në fakt pezullimi i linjave ajrore ka bërë që edhe vaksinat që prisnim që të vinin, të vonohen. Ndërkohë që ne duam që të rrisim ritmin e vaksinimeve dhe jemi të përgatitur për 20-30 mijë vaksinime në ditë”, bëri me dije Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur të pajustifikueshme dhe të patolerueshme veprimin e kontrollorëve të AlbControl, për të vonuar ardhjen e vaksinave të planifikuar për ditën e djeshme.
“Ajo që është e pajustifikueshme dhe e patolerueshme është se ne e kemi humbur faktikisht ngarkesën e djeshme të vaksinave. Dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte, kur çdo sekondë dhe çdo minutë vlen. Dhe kur ne nuk po lëmë sekondë dhe minutë pa shfrytëzuar. Por sidoqoftë një gjë është mbase pak por e sigurtë, që nuk ka shanse që forca destruktive, forca absolutisht të verbëra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces”, tha Rama.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 232,556 doza të vaksinës ndaj COVID19, nga të cilat janë mbi 162 mijë të moshuar të vaksinuar. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje