Aeroporti i Rinasit, zyrtarisht i mbyllur deri në orën 15.00. Balluku duhet...

Aeroporti i Rinasit, zyrtarisht i mbyllur deri në orën 15.00. Balluku duhet të mbyllë negociatat

81
0
Shares

Aeroporti i Rinasit do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 15:00 të ditës së sotme njoftohet nga ICAO, Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve, ku theksohet mbyllja e aeroportit për shkak të mungesës së stafit.

Nuk dihet nëse deri atëherë do të mund të arrihet një marrëveshje mes ministres Balluku e ngarkuar nga Komiteti i Mbrojtjes Civile dhe kontrollorëve të avizcionit civil për rikthimin e tyre në punë.

Korrespondetët e Fax News bëjnë me dije se pak minuta më herët pasagjerët që do të udhëtonin drejt Bergamos u njoftuan se fluturimi i tyre do të bëhej në orën 13:00, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Situata në aeroportin e vetëm të vendit është kaotike, ku pasagjerët të mbetur pa një përgjigje konkrete as nuk ia kanë idenë se çfarë do të ndodhë me fluturimet e tyre.

Mbrëmjen e djeshme me kërkesë të ministrit përgjegjës për Infrastrukturën dhe Energjinë u mblodh Komiteti i Mbrojtjes Civile, organi i përhershëm i Emergjencave Civile për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga ndalimi i qarkullimit ajror nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ngarkoi me detyrë gjatë mbledhjes Belinda Ballukun, për zëvendësimin e kontrollorëve që kanë braktisur detyrën sipas zyrtarëve të qeverisë.

Ngarkohet ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, me të huaj ose  me vendas. Të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës. Ministrja Balluku ngarkohet për të bërë gjithçka për të rifilluar punën. E kemi vlerësuar si një kërcënim për Mbrojtjen Civile dhe kemi marrë këtë vendim“, ka thënë Peleshi gjatë mbledhjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY