Basha kthen më festë vizitën e tij në Belsh, njerëz me flamujt...

Basha kthen më festë vizitën e tij në Belsh, njerëz me flamujt e PD mbushin rrugët e qytetit

41
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Belshit, gjatë vizitës së tij në këtë qytet. Duke e konsideruar si një perlë e Shqipërisë, Basha tha se banorët, të rinjtë dhe fermerët e Belshit janë të dëshpëruar. Ai bëri thirrje që t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill dhe të largojnë të keqen që shkatërroi ekonominë e vendit, nxiti emigracionin, dhe që e la Shqipërinë në vendnumëro.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Mirë se ju gjej të rinj dhe të reja të Belshit dhe të gjithë Dumresë dhe ju motra dhe baballarë dhe në fakt ndihem sikur jam kthyer në shtëpinë time, në Dumrenë e bukur që e dua kaq shumë. Në këtë perlë jo vetëm të Elbasanit, por të të gjithë Shqipërisë. Jo më kot Frashërliu i madh kërkonte ta kishte kryeqytetin e Kombit shqiptar. Me shumicën prej jush njihemi prej më shumë se një dekade. Bashkë kemi qenë në ditë të mira kur kemi evidentuar projekte të mëdha të cilat më pas i kemi zhvilluar dhe kanë ndryshuar rrënjësisht, Dumrenë, Belshin, ekonominë tuaj dhe fatet e familjeve dhe fëmijëve tuaj. Bashkë kemi qenë edhe në ditë të vështira, në ditët e errëta të goditjes së një pas njëshme të shkelmave që merrte ekonomia e Belshit, e Dumresë, e Elbasanit dhe e gjithë Shqipërisë. Dita duket që në agim e që në vitin e parë mashtrimet e kryeministrit në ikje u ndjenë mbi shpinёn e çdo shqiptari e nё veçanti tё fermerëve tё Dumresë. Nuk i harroj lotët e dëshpërimit tё atij fermeri i cili kishte shpresuar se premtimi pёr çmimin e duhanit do tё bёhej realitet. Nuk e harroj atё çiftin qё kërrusej nё arё pёr tё mbjell fidanët e trangujve dhe qё ishin hidhëruar sepse e dinin qё me gjithё punën qё kapërcente 14 orë nё ditё jo vetёm qё nuk do tё nxirrnin fitim por nuk do tё lanin dot as borxhin pёr kubikët qё do tё shisnin. Nuk e harroj njё pasdite kur erdha nё njё takim me ju me rininë dhe pyeta pёr shumë tё rinj e tё reja, bashkudhëtar nё fushatat tona tё mëparshme dhe më thanë kanë emigruar. Unë nuk i harroj, unë e di as ju nuk i harroni me 25 prill mos i falni ndëshkojini me votë shkaktarët. Ndëshkojini me votë ata që e mjeruan Dumrenë dhe Belshin, që e braktisën Elbasanin, ata që pasi u gërryen, pasi ju vodhën djersën tuaj, pasi ju gënjyen dhe ju vodhën djersën tuaj erdhën dhe u tallën me ju. Nëna, bashkëshorte dhe motra të Belshit mos ja falni vuajtjet që u shkaktuan djemve tuaj, bashkëshortëve tuaj, mos ua falni që ua morën vendet e punës dhe ua shkatërruan ekonominë bujqësore. Dhe unë e di që nuk do ia falni apo jo? Një pyetje kam për nënat e Dumresë, Elbasanin dhe të gjithë Shqipërisë. A do ta lejoni atë që për 8 vite me radhë vodhi ekonominë dhe të ardhmen e këtij vendi t’jua vjedhë edhe 4 vite të ardhmen e fëmijëve tuaj? A do të lejoni të keqen, dështimin, të keqen që po ju troket në derë? A do ia hapni derën? Boll më! Mbylljani derën Edi Ramës. Mos e lini të vjedhë të ardhmen e fëmijëve tuaj. Bashkohuni me mua, bashkohuni me Partinë Demokratike. Votoni për ndryshim. Ndryshim për ne do të thotë paga më të larta, ndryshim për ne do të thotë vende pune për rininë e Dumresë dhe gjithë Elbasanit. Ndryshim për mua do të thotë ta afroj Shqipërinë dhe ta bëjmë anëtare të Bashkimit Europian. Kanë kaluar 12 vjet, kanë kaluar 12 vjet kur pak metra prej këtej ju premtova që do të hiqnim vizat për shqiptarët. Në mesin tuaj shoh shumë prej tyre që kur e dëgjuan ulën kokën. Dikush që nuk është këtu mes nesh, por që do ta takoj së shpejti, xha Hasani, Hasan Hysa tha po tha, ka për të ndodhur, kishte besim, por duhet të jem akull i sinqertë me ju. Shumë pak veta kishin besim se do hiqeshin vizat, ja ku jam sot, në mes të shqiptarëve që lëvizin pa viza në bashkimin europian falë partisë demokratike. Sot dua tu them se çdo zotim ndaj jush ndaj fermerëve belshiot, fermerëve të Dumresë, të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Çdo zotim ndaj biznesit të vogël, çdo zotim ndaj rinisë është pjesë e një plani të mirë studiuar nga mbi 500 ekspertë më të zotët e vendit me ndihmë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, partnerëve tanë strategjikë, evropianë dhe amerikanë dhe se me 25 prill është përgjegjësia juaj që duke votuar masivisht për ndryshimin të na jepni mundësinë ti bëjmë këto plane realitet. Më 25 Prill zgjedhja është e thjeshtë. Edhe 4 vite të tjera me njeriun që shkatërroi ekonominë tuaj, shkatërroi familjet tuaja, nxiti emigracionin, edhe 4 vjet të tjera me njeriun që e la Shqipërinë në vend-numëro në bisht të çdo vendi tjetër të Ballkanit, edhe 4 vjet të tjera me njeriun që mbyll 60 biznese të vogla çdo ditë, edhe 4 vjet të tjera me njeriun që premtoi uljen e çmimeve por rriti naftën, rriti energjinë, rriti taksat edhe 4 vjet të tjera dështime apo votë për Partinë Demokratike, votë për ndryshimin, votë për ekonominë tuaj, votë për Shqipërinë si e gjithë Europa, votë për familjet tuaja, votë për fëmijët tuaj, votë që Belshi dhe Dumreja te kenë vendin që meritojnë në një Shqipëri me pozitivitet, me energji, me ekonomi të fortë, me paga të larta. Unë zotohem para jush se nuk do të jem njeriu që kur kërkon votën shtrihet barkas e kur merr pushtetin është arrogant. Ju më njihni fare mirë. Unë nuk do të jem njeriu i premtimeve fallco dhe tullumbaceve. E tregon tuneli i Elbasanit, e tregon heqja e vizave, e tregon futja në NATO dhe më jepni shansin mua dhe ekipit tim, me votën tuaj, në katër vitet e ardhshme ta kthejmë Dumrenë këtë mrekulli të natyrës dhe të zotit në një pasuri për ju dhe për familjet tuaja. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Fitore! e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY