SONDAZHI I ORANEWS/ PD rritje të shpejtë, si janë PD, PS dhe...

SONDAZHI I ORANEWS/ PD rritje të shpejtë, si janë PD, PS dhe LSI në Durrës dhe Elbasan

368
0
Shares

Opozita vijon të ruajë avantazhin përballë Partisë Socialiste kur kanë mbetur edhe dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit, është gjetut nga rezultatet e sondazhit të Rtv Ora dhe Antonio Notos të publikuar mbrëmjen e sotme.

PS ka një rënie me 0.5 pikë përqindje nga sondazhi i fundit, PD është rritur me një pikë ndërsa LSI mbetet në të njëjtat kuota.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit, PS ka rënie me 2%, PD ka rritje me 10%, ndërsa LSI ka rënie me 6%.

Sa i takon PSD së Tom Doshi ka rënie nga sondazhi i fundit, ndërsa Nisma Thurje mbetet në të njëjta kuota.

Partia Demokratike është rikthyer fuqishëm në Durrës, duke fituar terrenin e humbur në zgjedhjet e fundit, thuhet në gjetjet e sondazhit.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, PD dhe PS do të merrnin të njëjtin numër votash, 46.5%, sipas të dhënave të sondazhit të Rtv Ora dhe Antoni Noto.  Fitoren e përcakton LSI.

Sipas sondazhit Elbasani si qark do të dominohet nga socialistët. Konkretisht kjo forcë politike kap nga 45-49% të votave, pra mesatarisht 47%.

Ndërsa shkon nga 38-42% të votave, pra mesatarisht 40%.

LSI varjon nga 7-11% të votave, me një mesatare prej 9% dhe Nisma Thurje 0.5-2.5%, me një mesatare 1.5%.

Partitë e tjera në këtë qark sipas sondazhit lëkunden mes 1.5 dhe 3.5%, me një mesatare prej 2.5%.

Krahasuar me zgjedhjet 2017, PD ka një rritje me 2.4%, pasi në këtë vit ka pasur 44.6% të votave.

PD-AN në 2017 ka pasur 39.7 ndërsa në 6 prill 2021 renditet me vetëm 0.3%, pra në 40% të votave.

Nga ana tjetër, LSI shfaqet me humbje në këtë qark, pasi në vitin 2017 ka pasur 14.4% të votave, ndërsa sot renditet me 5.4% më pak. oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY