Palmer, takime virtuale me Bashën, Metën dhe Ramën: Zgjedhjet e 25 prillit...

Palmer, takime virtuale me Bashën, Metën dhe Ramën: Zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë të lira

130
0
Shares

Gjatë një “vizite virtuale” në Shqipëri në 6 Prill, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer u takua me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së Basha.

Ambasada amerikane tha se Palmer ndodhej në Tiranë për të konfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri ndërsa festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Sekretari Palmer theksoi rëndësinë e roleve të tyre përkatëse, përfshirë edhe rolet institucionale të Presidencës dhe Kryeministrisë ashtu siç përcaktohen në Kushtetutë. Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer gjithashtu përforcoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, shoqëria civile dhe media, Palmer i nxiti këta “Kampionë të Reformës në Drejtësi” në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë.

Në fund, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë strategjike të stërvitjes ushtarake Defender 21, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalëshe që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer dhe zyrtarë të tjerë amerikanë presin me kënaqësi që të rifillojnë vizitat fizikisht sapo rrethanat t’i lejojnë ato. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY