Gazetari: Bardhok Pllanaj bënte fushatë për Partinë Socialiste

Gazetari: Bardhok Pllanaj bënte fushatë për Partinë Socialiste

226
0
Shares

Gazetari i kronikës për disa vite në mediat e Tiranës, Flamur Vezaj deklaroi se Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua në Shkodër, bënte fushatë për Partinë Socialiste.

Fezaj tha se Pllanaj madje kishte ndikim tek Drejtori i Policisë së Shkodrës dhe në Prokurorinë e Shkodrës gjithashtu.

“Pllanaj luante dhe rolin e ndërmjetësit mes grupeve kriminale, por nëse një marrëveshje nuk respektohet, pastaj kanë punë dhe me ndërmjetësin. Pllanaj kohët e fundit ishte i përfshirë dhe në fajde duke dhënë fajde. Është angazhuar politikisht dhe me Partinë Socialiste dhe për shkak të njohjeve personale, por dihet se në kohë fushate si agravohet situata. Ky fenomen i lidhje së politikës me këto personazhe i  ka dhënë sigurinë që dhe ky të ecë lirshëm në Shkodër. Të gjithë e dinë në Shkodër, e dinë se sa ndikim kishte ky tek drejtori i Policisë së Shkodrës apo tek emërimet e zyrtarëve qoftë në prokurori, qoftë në polici,”- tha Vezaj.

Ndersa Artan Hoxha tregoi se Pllanaj ka pasur lidhje me botën e krimit, ndërsa tha se ishte person që kishte kontakte dhe me organet ligjzbatuese të cilët, sipas tij, i korruptonte për të shpëtuar nga burgu.

Hoxha u shpreh se Pllanaj ishte aktualisht i përfshirë në zgjedhjet elektorale të 25 prillit, ndërsa tha se në zgjedhjet e 2017, ai kishte mbështetur LSI.

“Bardhok Planaj nuk hynte në ndonjë nga grupet kriminale të Shkodrës. Ka shtëpinë në Shtoj të ri dhe po shkonte nga qyteti në shtëpi të vet. Nuk është ruajtur dhe nuk mbante eskort si këta të tjerët. Po ta shikosh atentati ka vazhduar në vijimësi, është qëlluar në ndjekje dhe ai ka humbur ekuilibrin. makina bën një rrotullim dhe autorët e kanë qëlluar përsëri. Autorët nuk kanë dalë nga makina se ai udhëtonte. Shikoni intensitetin që është goditur dhe është qëlluar me dy armë zjarri. Një person i tretë është në timon dhe një që i ka pritur pas djegies së makinës. Është një krim i mirëorganizuar. Ai nuk i çonte gjërat tek arma, i mbyllte konfliktet, Ai ka qenë si një lloj ndërmjetësi kur kishin konflikt mes grupeve të tjera. Aftësia e tij ka qenë krijimi i lidhjeve me agjencitë e zbatimit të ligjit, korruptimi i tyre, polici, prokurori, gjykatë prandaj ka dalë vazhdimisht. I është ngrirë një pallat në zonën e Dobraçit, paleje 11 katësh janë 20 apartamente. Ai ka një hotel në hyrje të Shkodrës, një në dalje dhe ka binznese në zonën e Velipojës. Ai është i përfshirë në veprimtari tregtare që i ka me persona të tjera. Ka patur lidhje politike, ishte i përfshirë në fushatë elektorale aktualisht, mbështeste një forcë politike që besonte që do e ndihmonte. Në zgjedhjet e fundit ka qenë më i angazhuar në fushatë duke mbështetur LSI, rasti më flagrant të përfshirjes së tij është ngjarja me Mark Frokun.”-tha Hoxha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY