Belgjika sekuestron dhjetra ton kokainë, u futet banditëve ne rrjetin e komunikimit

Belgjika sekuestron dhjetra ton kokainë, u futet banditëve ne rrjetin e komunikimit

134
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia belge sekuestroi afro 28 tonë kokainë me vlerë 1.4 miliardë euro në tregun e pakicës.

Sekuestrimi ndodhi pas dekriptimit të një rrjeti te fshehtë telefonik të përdorur nga kriminelët.

Sasia totale, 27,64 tonë, është sekuestruar në një periudhë 6-javore, që prej 20 shkurtit, me 11 tonë të sekuestruar natën mes 2 dhe 3 prillit, tha Policia Federale Belge në një deklaratë për mediat.

Specialistët e Policisë arritën të futeshin në mesazhet e koduara të trafikantëve, që përdorin një shërbim mesazhesh të quajtur Sky ECC, duke marrë kështu informacion rreth dërgesave të kokainës.

Kjo nuk është herë e parë që teknologjia tradhton trafikantët. Vitin e kaluar, agjenci të ndryshme lgijzbatuese europiane arritën të infiltroheshin në platformën EncroChat. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY