Bardhok Pllanaj i përfshirë edhe në dosjen 339 për krime zgjedhore

Bardhok Pllanaj i përfshirë edhe në dosjen 339 për krime zgjedhore

110
0
Shares

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka treguar se Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua në Shkodër, ishte një person i cili kishte lidhje të forta me botën e krimit dhe kontakte me organet ligjzbatuese dhe politikën.

Lala tha në emisionin “Opinion” se Pllanaj në vitin 2012 në bashkëpunim me një person nga fisid Rraja, kanë bashkëpunuar për trafikimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, ajo shprehet se emri i Pllanajt ishte i përfshirë dhe në Dosjen 339, ku përfshihen hetimet për krime zgjedhore, por dhe për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.

“Bardhak Pllanaj quhej “kumbar” i grupeve kriminale se mbante raporte mes grupeve kriminale, në një far mënyre ai ishte ekuilibrusi mes tyre. Pllanaj qëndronte në Shkodër pa makinë të blinduar se e konsideronte veten mbi palët për shkak të lidhjet forta në polici dhe në ato ligjzbatuese, lidhje politike dhe për shkak të kapacitetit financiar. Në vitin 2012, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për një grup kriminal që trafikonte drogë nga Himara. Fillimisht u hetua ai grup dhe u godit. Bardhok Pllanaj bashkë me pjesëtarë me të fisit Rraja nga Fushë-Kruja filluan ti hidhnin çantat në det dhe ca çanta u fotografuan autoritetet. Gjykata arriti të arrestonte disa, i vetmi që nuk ishte prekur  ishte Bardhok Pllanaj i cili ishte kryesori në këtë histori dhe me një djalë nga Vlora. U arrestuan më vonë ata, 2 vite e gjysmë më vonë. Bardhok Pllanaj ka qerndruar  në një kohë të shkurtër për arsye se kishte probleme shëndetësore. Emrin e Pllanaj e kam gjetur në dosjen 339, mes të tjerave dilnin disa grupe kriminale, mes tyre dhe Avdulajt, dhe diskutonin për zgjedhjen e Presidentit të FSH. Ka disa telefonata të Pllanajt në drejtim të disa grupeve kriminale, të cilëve nuk iu kërkonte, por u kërkonkte qe nuk duhet të preknin një nga personat e FSHF.”-tha Lala./Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY