Ulet fasha e vaksinimit për moshat +65 vjeç dhe 60 vjeç me...

Ulet fasha e vaksinimit për moshat +65 vjeç dhe 60 vjeç me sëmundje kronike

511
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Pogradec. Manastirliu tha se po përgatiten për të ulur fashën në +60 vjeç.

“Procesi po ecën shumë mirë, me ritme shumë të mira. Sot do të arrijmë 200 mijë vaksinime. Ndërkohë që përgatitemi të ulim fashën tek 65 vjeç dhe 60 vjeç për të sëmurët kronikë”, njoftoi Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se këtë javë pritet të vijnë doza të konsiderueshme vaksinash.
“Këtë javë vijnë sasi të tjera të konsiderueshme vaksinash, që japin mundësi të vazhdojmë të vaksinojmë masivisht. Dhe po ashtu duke garantuar që sapo vjen afati i dozës së dytë vaksinat janë në dispozicion. Besoj që po këtë javë do të kemi edhe një lajm tjetër, për një tjetër dozë të konsiderueshme vaksinash të tjera”, bëri me dije Rama.
Manastirliu tha se procesi i vaksinimit po vijon me ritëm të lartë krahasur edhe me vendet e rajonit.
“Ndërkohë qe me ritmet e vaksinimit jemi duke ecur shumë mirë edhe krahasuar dhe me vendet e rajonit, ritmet tona janë shumë të larta. Besojmë që me angazhimin e të gjithë punonjësve të shëndetësisë, vaksinatorëve dhe strukturave tona ky ritëm do të vazhdojë të jetë me intensitet të lartë”, tha Manastirliu.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 192,882 vaksinime. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY