Basha: Rama kishte në 8 vite pushtetin më të madh dhe nuk...

Basha: Rama kishte në 8 vite pushtetin më të madh dhe nuk ka asnjë bilanc

56
0
Shares

Kryetari i PD,  Lulzim  Basha ishte i ftuar sot në emisionin, Koha për t’u zgjuar në News 24 me gazetarin Bashkim Hoxha.

Pjesë nga intervista:

Bashkim Hoxha: Mirë se erdhët zoti Basha!

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!

Bashkim Hoxha: Ju prishëm gjumin e këtij mëngjesi që është bërë proverbial në këtë fushatë…

Lulzim Basha: Aspak, përkundrazi është rutina ime e përditshme, problemi i kundërshtarit politik, është që ka 8 vite që nuk ka asnjë bilanc, asnjë përgjigje. Ka patur pushtetin më të madh që nga koha e Enver Hoxhës dhe s’ka asnjë përgjigje për shqiptarët. Ndaj, e gjithë fushata e tij është përqendruar në sajesa, por edhe në një koncept të dëmshëm për shoqërinë, po nuk vodhe fle gjumë. Domethënë ata punë e quajnë vjedhje, ndërkohë që unë jam përditë jam në punë, jam në krye të detyrës 8 vite në opozitë dhe qytetarët e kanë parë, sepse si unë ashtu dhe ashtu dhe Partia Demokratike kemi qenë nga mëngjesi deri në darkë në mbrojtje të interesit të tyre kundër një qeverie që nga mëngjesi deri në darkë ka qenë kundër interesit të tyre dhe kjo është situata ku ndodhemi sot. Një krizë e thellë ekonomike, si rezultat i keqqeverisjes dhe një etje për ndryshim që do të materializohet me votën e shqiptarëve më 25 prill.

Bashkim Hoxha: Ju përmendët fushatën me sajesa, fushatën  e cila nuk ka çfarë të thotë, ndërkohë fushata ka patur dhe disa karakteristika të tjera. Ka patur dhe shere, ka patur tensione, ka patur epitete ndaj kundërshtarëve politik dhe pikërisht këtë atmosferë kaq të ndezur, ju dilni me një gjë që ka të bëjë me urtësinë, me një libër. Është libri “Misioni im”, i cili ka disa ditë që ka qarkulluar. Përse zgjodhët pikërisht në këtë kohë ta botoni këtë libër?

Lulzim Basha: Në fakt duhej botuar më përpara dhe në qoftë se do ta kisha patur në dorë kohën time e cila okupohet nga aktiviteti i drejtimit të Partisë Demokratike dhe i përgatitjes për fushatë, por në qoftë se koha do të kishte qenë, do ta kisha mundësuar, atëherë libri do të kishte dalë në Janar apo ndoshta edhe në Dhjetor. Pra nuk është një libër i cili synon të botohet për fushatë është një reflektim që rrallë herë kemi mundësinë ta bëjmë në studio televizive sepse aty për fat të keq dominon e përditshmja, dominon debate i ndezur dhe nuk ka shumë vend për refleksion, nuk ka shumë vend për një thellësi mendimi që do ti ndihmonte debatit publik, debatit politik, njohjes së problemeve dhe njohjes nga ana e qytetarëve të mënyrës se si politikanët I shohin problemet e ndryshme. Në këtë libër jam përpjekur t’i hap mendimin tim të kahershëm për politikën, të cilën që nga dita e parë nuk e kam parë kurrë si një profesion apo si një instrument për të lidhur kundërshtarin por si një mision për të zgjidhur problemet dhe sfidat e shumta që ka shoqëria shqiptare dhe për të çuar përpara aspiratat me të cilat kemi nisur rrugëtimin tonë pas rënies së komunizmit dhe pas nisje të demokracisë.
Bashkim Hoxha: Po ju e cilësoni librin letër e hapur. Po kam përshtypjen se përpara se të jetë një letër e hapur për të komunikuar me publikun ka qenë dhe një moment meditimi dhe juaj si puna e një udhëtari që kur niset për një rrugëtim dhe përcakton destinacionin, itenerarin. Të paktën këtë përshtypje më krijoj mua. Është e vërtet?
Lulzim Basha: Ju jeni një shkrimtarë i sprovuar. Keni lëvruar letërsinë por ndërkohë lëvroni në mënyrë të përditshme çdo mëngjes edhe sferën publike në mënyrë të pashmagshme edhe politike kështu që gjykimit tuaj nuk mund ti mbivendos gjykimin tim. Përkundrazi pres përshtypjet dhe qëndrimet e atyre që e lexojnë librin.  Me thënë të drejtën jam surprizuar pozitivisht nga le të themi vlerësimi apo reçensa e  njerëzve të ndryshëm që nga lexuesit e thjshtë, tek shkrimtarë, publicist, njerëz aktivë në politikë dhe kjo më shumë se sa një kompliment për mua tregon një etje të shoqërisë për normalitet, një etje të shoqërisë për t’i ikur zhurmës, teatrit, konfliktit ëqë ka ngjallur politika në veçanti vitet  fundit si një instrument për t’i ikur bilancit. Sepse në fund të fundit politika çfarë është, përbëhet nga dy instrumenta kryesore. E para kërkon besimin për të marrë përgjegjësitë e qeverisjes, të vendimmarrjeve dhe e dyta ka përgjegjësinë pastaj të bëjë bilancin. Dhe ky mekanizëm është shkatërruar këto 8 vite. Në vend që gjërat të shkonin përpara kanë mbetur në vend ose kanë shkuar prapa. Dhe pastaj ajo që dominon është zhurma, është sajesa, është mungesa e alternativës dhe mbi të gjitha në këtë fushatë, do të thoja unike në 30 vite, është mungesa e bilancit të dikujt që ka qeverisur 8 vite. Shikoni, ka qeverisur 8 vite, fushata ka edhe 3 javë, më pak se 3 javë dhe ne s’dëgjojmë asgjë tjetër përveç se sharjeve, fyerjeve ndaj kandidatit për kryeministër. Pra kryeministri që duhet të japë përgjigje çfarë ka bërë këto 8 vite merret gjithë ditën me kandidatin për kryeministër. Është hera e parë që kryeministri kthehet në një satelit të kandidatit për kryeministër. Këtë bëri edhe dje, këtë ka bërë edhe pardje, këtë vazhdon të bëjë. Pse? Sepse nuk ka asgjë për t’ju thënë shqiptarëve. Nuk ka asnjë përgjigje për ta. Ka ardhur me premtime të mëdha në pushtet. Shqiptarët nuk i harrojnë. Ka ardhur me premtime për të hapur 300 mijë vende pune, ekonomia është në kolaps, papunësia është shkaku kryesor i varfërimit të shqiptarëve, i rënies së të ardhurave të familjeve. Ka ardhur me premtime për shëndetësinë falas. Shëndetësia, në një nga testet siç ishte i pandemisë, do zbuluar se është në ditën e saj më të zezë dhe krahasuar edhe me shëndetësinë e vendeve të krahasueshme me ne, me vende si Kosova apo Maqedonia, është jashtëzakonisht me e dobët për shkak të politikave të gabuara, për shkak të dështimeve të kësaj qeverie. Pra, është e qartë strategjia, nuk është diçka që ndodh, është e kuptuar përmes sulmeve ndaj meje, sulmeve ndaj opozitës, ndaj Partisë Demokratike, Edi Rama përpiqet të shmangë vëmendjen nga pyetja normale që zgjedhësi ushtron në fushatë. Zotëri kishe 8 vjet pushtetin, çfarë bëre? Të theksoj dhe diçka tjetër, nuk është detyrim ndaj meje as i imi ndaj tij, por është detyrimi i të dyve bashkë, të dalim para qytetarëve dhe të debatojmë, në demokraci debatohet. Dhe ai që ka patur pushtetin ka për detyrë të bëjë debat pikërisht t’ju shpjegojë qytetarëve çfarë kanë bërë me pushtetin në këto 8 vite. Ky tjetri që e kërkon pushtetin, ka për detyrë t’ju shpjegojë ku do t’u çojë, cilat janë qëndrimet e tij, cili është programi për të cilin u kërkoj votën. Sigurisht, unë këtë e bëj përditë, e bëj në kontakt me qytetarët, e bëj pa censurë, pa regji qendrore duke i dëgjuar, duke marrë vërejtjet e tyre, mendimet e tyre, duke ju dhënë përgjigje. Nga ana tjetër kemi një shfaqje si para katër viteve, vetëm se fjalori ka ndryshuar pak nga kusia, kazani, tepsia, tani merret nga mëngjesi deri në darkë me mua dhe me programin tim, kështu që nga kjo pikëpamje meqë është dhe mëngjes ta lehtësojmë pak, në qoftë se mundem ta përsëris dhe një herë, do të hyjë si fushata ku kryeministri u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër dhe kryeministrit të ardhshëm. Dhe gjej rastin dhe një herë t’i them, qytetarëve se kjo është edhe një shfaqjen e qartë e hendekut midis asj që thotë dhe asj që bën kryeministri në ikje. Si në çdo fushë në këto 8 vite, tjetër gjë ka thënë tjetër gjë ka bërë. Ndryshe flet, ndryshe pompohet dhe ndryshe frikësohet. Kjo është një frikë nga debati, tregon që ka frikë nga debati. Pra, fjalët e mëdha, pompimi apo qëndrimet pompoze dhe pastaj refuzimi për të debatuar, tregojnë që ka frikë nga debati sepse ka frikë nga gjykimi i qytetarëve për mungesën totale të bilancit të këtyre 8 viteve.

Bashkim Hoxha: Po të rikthehemi tek libri, kontakti i parë me librin nisi në disa reagime në shtypin e ditës, të cilat më krijuan disa përshtypje që në disa nënvizime anektodike, të cilat krijuan një përshtypje që libri nuk ishte ky që është. Por kur unë nisa të shfletoj librin arrita të kuptoj që dhe ato ishin marrë ato, disa momente ishin trajtuar në mënyrën siç ishte menduar. Ajo që më bëri mua përshtypje në leximin e këtij libri është nënvizimi që midis liderit që kërkon të bëjë histori dhe liderit që kërkon të jetë në përditshmërinë e tij, e qytetarit. Ndoshta kjo është një diçka që duhet të nënvizohet dhe para publikut të televizionit tonë.
Lulzim Basha: Padiskutim dhe të falënderoj për këtë mundësi. Ndoshta më e mira do të kishte qenë siç thatë ju që në duart e lexuesve tanë më parë, megjithatë më mirë vonë. Dhe prapë na jepet mundësia të shikojmë që të shikohet ndryshimi që unë përfaqësoj dhe që dua ta bëj realitet me votën e shqiptarëve pas 25 prillit. Për 30 vjet politika ka zënë një vend mjaft të madh në jetët e shqiptarëve dhe në mënyrë pothuajse të përdhunshme ka përzënë nga jeta shqiptarëve, aspekte të tjera që e bëjnë jetën e plotë. Që nga koha që i kushtohet familjes, kulturës, artit, çështjeve të tjera sociale pra është kthyer në ushqimin e përditshëm të shqiptarëve, jo si shërbim. Në historinë e politikës kur është që në mënyrë pothuajse të padukshme të shërbejë për të zgjidhur hallet dhe problemet e njerëzve. Ky është formimi im, kjo është pikëpamja ime për politikën. Natyrisht vjen nga një histori personale, nga një shans i jashtëzakonshëm për brezin tim që sot i është dhënë shumë, më shumë të rinjve, fatmirësisht, por atëherë e gëzonin pak të rinj ekspozimin ndaj demokracisë perëndimore në një moshë të re gjatë studimeve në Holandë. Ku politika është një mjet  për të ndihmuar shoqërinë, për të zgjidhur problemet e shoqërisë dhe  për të çuar përpara aspektet kryesore të bashkëjetesës, siç janë ekonomia mbi të gjitha pa të cilën nuk mund të funksionojë asgjë tjetër, por edhe aspekte të tjera, arsimi, dija, kultura, arti, shëndetësia. Dhe 25 prilli faktikisht është një vendim jo për Bashën apo për Ramën, por çfarë drejtimi do të ecim. Do të mbetemi në vendnumëro  me një shoqëri  që ka rënë në një depresion ekonomik për shkak  të papunësisë kryesisht apo do të zgjedhim për rritjen e  të ardhurave të familjeve duke adresuar dhe zgjidhur problemin kryesor, papunësinë që është edhe shqetësimi kryesor dhe pjesa kryesore e programit tonë qoftë kur vjen puna tek programi fiscal tek ndihma ndaj biznesit të vogël, tek ndihma ndaj biznesit poruthues,  apo thithja e ndihmave. Ne kemi një qëllim, të sjellim rritje ekonomike, të sjellim punësimin që është e vetmja mënyrë për të rritur të ardhurat e familjeve. Zgjidhja është fare e thjeshtë, do të mbetemi siç kemi  mbetur 8 vite me radhë ku kryeministri në ikje ka hapur dhjtëra shishe shampanje për të festuar hapjen e negociatave ndërkohë që negociatat nuk u hapën, apo do të ecim në rrugën ë anëtarësimit në Bashkimin Europian, një rrugë që unë e njoh shumë mirë. Sepse më është dhënë rasti të punoj për ta çuar Shqipërinë anëtarë në NATO, për të hequr vizat për shqiptarët dhe e si se kjo rrugë nuk bëhet shishe shampanj, me gënjeshtra, as me lajka ndaj ambasadorëve dhe me  sharje ndaj qeverive europiane pastaj kur nuk arrin dot që përmes propagandës të gënjesh apo të hedhësh hi syve. Sepse në Europë nuk shkohen me mashtrime dhe gënjeshtra, nuk shkohet me hile. Është  mentalitet i gabuar i një formimi apo i një mendësie të deformuar. Në Europë shkohet me arritje. Europën nuk e bën dot për budall dhe kur  ne arritëm  kushtet që na  kishin vendosur për të hequr vizat, Bashkimi Europian na I hoqi vizat. Tani ka 15 kushte. Ishin tre, u bënë pesë, u bënë nëntë, u bënë 15 për shkak të dështimeve të Edi Ramës por edhe këto 15 mundet të plotësohen ama nga një qeveri dhe një kryeministër serioz, që ka plane serioze, ka përvojën, vendosmërinë, natyrisht dhe lidhjet me udhëheqësit Europiane për ta çuar Shqipërinë drejtë Europës. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që nga intelektualët e deri te elita e mendjes shqiptare, deri tek fermeri më i thjeshtë në zonën më të largët të Shqipërisë që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të sjellë gjëra të mira, do të sjellë të mira materiale, financime në fusha të ndryshme, do të sjellë stabilitet, do të sjellë rritje të standardit. Ndaj, anëtarësimi në Bashkimin Europian është preokupimi, qëllimi, objektivi dhe misioni kryesor i imi, i Partisë Demokratike dhe i qeverisë që do të dalë nga vota e 25 prillit.
Ndërkohë, qeveritë që dalin nga votat reflektojnë edhe shkallën e domosdoshmërisë ose shkallën edhe të emancipimit vetë shoqërisë, të emancipimit të vetë shoqërisë. Në këto kontakte që keni pasur gjatë fushatës mendoni që ka ardhur koha pikërisht për këtë gjë?
Lulzim Basha: Absolutisht po. Në qoftë se ka diçka që e ndiej çdo ditë e më fortë është padurimi për ndryshim, etja për ndryshim. Kjo merr forma nga më të ndryshme. Shprehja që dëgjojë më së shumti është “ Nuk durohet dot më. Boll më. Nuk e shtymë dot më kështu” pra instikti i parë i njerëzve është që duhet ndryshim. Dhe natyrisht këtu pyetja shtrohet, kush do ta sjellë ndryshimin? Dikush që ka pasur 8 vite pushtet më shumë se kushdo tjetër në 30 vite, më shumë se kushdo tjetër që nga koha e Enver Hoxhës dhe që në fakt me këtë pushtet nuk bëri asgjë përveçse e la vendin në baltë, në vend numëro, i la shqiptarët në mëshirë të fatit. Ndihmoi, sigurisht, një grup njerëzish shumë të vogël. Largoi pothuajse gjysmë  milioni bij dhe bijash shqiptare në emigracion. Na la në vend numëro në procesin e integrimit europian. E zhyti ekonominë në krizë. Pra dikush që është provuar 8 vite dhe nuk ka dhënë asgjë dhe tani vjen troket për herë të tretë.

Lulzim Basha: Madje e pashë një spot duke përfshirë edhe të ndjerin artistin e madh Fadil Hasën ku e keqja troket në derë dhe ky thotë “ Boll më! Mos dhe nuk ja hapë derën!” Dhe kjo është ftesa për shqiptarët sot. 8 vite janë kohë mëse e mjaftueshme për të provuar nëse je i aftë ti shërbesh njerëzve apo jo. Edi Rama e ka patur këtë mundësi, jo vetëm që s’ka plotësuar premtimet por e ka zhytur Shqipërinë në një krizë, ka mbetur në vend numëro pothuajse në çdo fushë. Ndaj ftesa e shqiptarëve është mos ja hapni derën e shtëpive tuaja, e familjeve tuaja për herë të tretë. I thoni” Boll më” largojeni me votë, votoni për Partin Demokratike, votoni për mua, votoni për numrin 9, votoni për koalicionin tonë që është një votë për ndryshim dhe ne këtë votë nuk do ta shpërdorojmë sepse ajo me të cilën kemi ardhur nuk është një paketë premtimesh por një program seriozë pune i cili do të bëj diferencën që përmenda më herët. Të rijmë këtu ku jemi, pa punë, me rroga të ulëta, me taks atë larta, me naftën më të shtrenjtë në botë bashkë me Singaporin dhe Suedinë, me çmimin e energjisë në kulm, pensione të pa përfillshme, me ndihmën ekonomike më të ulët në Ballkan, me shëndetësinë në kolaps dhe të fundit, në fakt mbrapa liste sa i takon Bashkimit Europian apo të ecim përpara duke kthyer një klimë pozitive ekonomike, duke çliruar pozitivitet dhe energji për biznesin e vogël, për biznesin prodhues duke mundësuar përmes programit tonë ekonomikë që të parët familjet shqiptare, kryefamiljarët shqiptarë të kenë më shumë para në xhepat e tyre, sipërmarrja të ketë më shumë kapital për të investuar, investitorët e huaj ti kthejnë sytë nga Shqipëria njësoj siç po investojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Mal të Zi apo në Kosovë apo në Serbi, të fillojnë të investojnë në Shqipëri. Se ka 8 vite zoti Hoxha që në këtë vend nuk ka një investim serioz të huaj. Investimet e fundit serioze të huaja që hapën vende pune ishin TAP-i dhe Devolli. Pra vendi ka treguar, shqiptarët kanë treguar që me një qeverisje dinjitoze janë në gjendje jo vetëm të përfitojnë njësoj si vendet fqinje por edhe ti tejkalojnë ato. Mos harroni, ishte një kohë kur ndërtuam tunelin më të gjatë në Ballkan, kur u futëm në NATO, kur hoqëm vizat, janë arritje të të gjithë shqiptarëve. Pra, kur bëhemi bashkë ne jemi në gjendje të arrijmë edhe atë që në momente dëshpërimi siç është ky sot mund të duken të pamundura dhe thirrja kryesore që kam nuk është për ata shqiptarë entuziastë, për ata mijëra shqiptar që takoj ditë për ditë që mezi po e presin ndryshimin por edhe për ata që kanë luftë me veten e tyre, që kanë humbur besimin tek vetja, tek familja dhe tek Shqipëria dhe t’ju them ngrihuni në këmbë, bashkohuni me shumicën e shqiptarëve. Nuk është faji juaj që keni mbetur pa punë, nuk është faji juaj që jeni zhytur në depresion, është faji i një qeverie që për 8 vite nuk ka bërë asgjë për ju dhe që së bashku ne mund ta tejkalojmë këtë gjendje, së bashku ne do ta tejkalojmë këtë gjendje, do ta fusim Shqipërinë në shinat e zhvillimit ekonomik që është përparësia absolute dhe do ta fusim Shqipërinë në shinat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Para 10 vitesh, kur flisja për heqjen e vizave, më duket njëherë edhe në studion tuaj, skepticizmi ishte i kuptueshëm. Njerëzit thonin, po si, ne jemi komb i mësuar në radhë para ambasadave. Para dy ditësh vizitova një çift në Tiranë, të dyja vajzat në emigracion dhe me kujtuan se çfarë kishin hequr, 6 muaj për të marrë vizat për të parë vajzën në Francë më duket, që kishin 5 vite pa e parë. Këtë traumë e lënë pas falë punës tonë të përbashkët që tregon se ky vend ka potencialin, shqiptarët e kanë forcën. Madje do të thoja e kanë më shumë se vendet e tjera të Ballkanit. Pse e them këtë? Nuk e them për një nacionalizëm fallso. Një vend, një popull, një shoqëri që duron dhe I mbijeton një keqqeverisje si kjo që po lemë pas, tregon që ka një forcë shumë të madhe dhe me një qeverisje të duhur, me një vendimmarrje që është në favor të shumicës së shqiptarëve dhe jo në favor të një grushti njerëzish duke dëmtuar gjithë shqiptarët, pa pikë diskutimi siç plotësuam kriteret për heqjen e vizave do të plotësojmë edhe kriteret për të hapur negociatat për ta futur Shqipërinë në Europë, për ta rritur mirëqenien ekonomike dhe për të zgjidhur problemet e përditshme që ia kanë bërë Shqiptarëve jetën shumë të vështirë këto 8 vite.
Bashkimi Hoxha: Ndërkohë ju thatë që ndjeni një dëshirë për ndryshim, një etje për ndryshim kudo që shkoni. Por a do të ndryshojë diçka dhe nga sjellja politike e forcës që ju përfaqësoni? Ju keni qenë njëherë në qeverisje. Do të jetë e njëjta qeverisje e ricikluar apo do të ketë ndryshe qeverisjen që premtoni?
Lulzim Basha: Sigurisht që jo! Uji rrjedh, jeta rrjedh. Në qeverisje time nuk do të ketë anëtarë të kabinetit siç kanë shërbyer në të kaluarën, por do të ketë do të ketë anëtarë të kabinetit me cilësi, integritet, me profesionalizëm të cilat do të janë në gjendje ta mbajnë peshën e përgjegjësisë. Thënë kjo nuk ka asnjë diskutim që një qeverisje e kujdesshme arrin të prodhojë të mira për vendin. Pra, Partia Demokratike ka provuar në qeverisjen e mëparshme që mori përsipër detyra dhe i kreu ato. Edhe qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike dhe e koalicionit përbëhet nga individë, zonja dhe zotërinj të spikatur qoftë në betejat e tyre politike në shërbim të qytetarëve, qoftë në fushën e tyre profesionale të cilët do të bëjnë të mundur krijimin e një kulturë të re politike siç na takon sepse në fund të fundit jemi një brez i ri që do ta marrim përgjegjësinë, jemi një brez i cili kemi pasur fatin, jo thjesht ta shohim nga larg, por ta shohim nga afër dhe ta shijojmë, avantazhin e të bërit politikë siç bëhet në Europë, të demokracisë Europiane, të përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies ndaj qytetarëve, pra të politikës si një instrument shërbimi dhe po kështu të politikës jo si një imponim ndaj jetës së përditshme të qytetarit, por si instrument i cili si qëllim kryesor ka ta ndihmojë qytetarin në jetën e përditshme, familjen shqiptare në jetën e vet të përditshme. Kjo është ajo që na karakterizon edhe si frymë ekipi dhe që më karakterizon edhe mua personalisht edhe për shkak të formimit edhe për shkak të besimit që kam te politika si një instrument ndryshimi. Sepse politika sot është bërë një fjalë e pisët sepse ka hyrë dhunshëm në jetët e shqiptarëve dhe në vend që të zgjidhte por ka shkaktuar dhe e ka rënduar problemin e vet. Ndërsa politika e siç e shoh unë nuk mund të jetë një teatër, nuk mund të jetë diçka që okupon gjithçka, ekran të çdo televizioni, facebooku, instagrami, tëitterin në kurriz të aseteve të tjera të bashkëjetesës. Bashkëjetesa përbëhet nga shumë aspekte të tjera siç e thash sot prioritet është ekonomia, edhe kultura edhe arti, arsimi, dija, shëndetësia. Fusha të ndryshme duhet të kenë hapësirën për të kontribuar, për të dhënë mendimet e tyre, konsultimi me grupet e shumta të interes do të jetë tipari i qeverisjes së ardhshme. Do të ketë një ndryshim që do të thoja bardh e zi, jo thjesht si kontrast por një ndryshim bardh e zi në mënyrën se si është keqqeverisur vendi sot dhe do të thoja një ndryshim me çdo lloj përqasje ndaj qeverisjes që kemi patur në këto 30 vite dhe ky është edhe kuptimi i frazës që shpreh në takimet me njerëzit se 25 prilli është një ditë për t’i dhënë fund tranzicionit të tej zgjatur shqiptar.

Bashkim Hoxha: Një qeveri e mundshme Lulzim Basha 1, në të vërtetë mund të jetë një Berisha 3.

Lulzim Basha: Shiko, nuk ka njeri që mendon, kjo është pjesë e propagandës e atij që s’ka asgjë për të thënë dhe në këtë kuptim shqiptarët duhet ta kuptojnë që kur je në një pozitë siç është kryeministri në ikje je i detyruar të strukturosh 2-3 fabula, gënjeshtra të themi më mirë se fabula po tregohem më europian seç duhet në mënyrë që ta heqësh vëmendjen nga dështimet e tua. Në fund të fundit dy janë pyetjet themelore të ço fushate. Kryeministri duhet t’ju shpjegojë shqiptarëve çfarë ke bërë 8 vite, premtimet me të cilat ke marrë votën, premtimet me të cilat ke dalë para shqiptarëve ku i ke? Çfarë ke arritur? Çfarë ke bërë? Dhe duke qenë se nuk është në gjendje sepse nuk a arritur asgjë se vendi ka mbetur aty ku ishte. Madje në disa aspekte ka shkuar edhe më mbrapa atëherë fabula e vetme është sulmi ndaj kundërshtarit politik. Dhe sulmi ndaj meje përvijohet nga gjërat më banale, tek fabula e vjetër që jo nuk është ky por është ai etj, etj. Janë të gjitha përpjekje të dëshpëruara për t’i ikur përgjegjës ndaj një pyetje të thjeshtë. Edi Rama kë 8 vjet në pushtet çfarë ke bërë për këtë vend? Çfarë ke bërë për integrimin europian? Çfarë ke bërë për punësimin e shqiptarëve? Ku i ke legalizimet falas? Ku e ke shëndetësinë falas? Ku e ke uljen e taksave për 97% të shqiptarëve? Ku e ke uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë? Këto janë pyetje të cilave ai nuk mund t’u përgjigjet. Një pyetje e thjeshtë, më trego një investim këto 8 vite, një investim serioz perëndimor që ka hapur vende punë në Shqipëri. Pra është pa përgjigje sepse është pa bilanc. Nuk ka asgjë për të treguar ndaj fushata e tij ka nisur dhe do të përfundojë në të njëjtën formë duke sulmuar opozitën, duke më sulmuar mua, duke u marrë gjithë kohën me mua, duke kopjuar pjesë të programit të cilat nuk i kupton, se programi nuk është siç është mësuar ai të bëjë politikë, premtime në ajër, çfarë më vjen në mendje në darkë e premtoj në mëngjes. Programi ynë është hartuar prej më shumë se dy vitesh. Janë hartuar aspekte të ndryshme të programit nga një skuadër që në totalitet mund të jenë mbi 500 ekspertë vendas. Kemi marrë dhe ndihmë ndërkombëtare. Prandaj dhe 25 Prilli nuk është një betejë personale midis tij dhe meje siç mundohet ta shndërrojë ai dhe kjo është arsyeja pse unë nuk i përgjigjem. E kuptoj shumë mirë që mërzitet kur nuk i përgjigjem. E vetmja përgjigje që kam dhe s’e kam ndaj tij po e kam ndaj studiuesve politikë është mbajeni mend këtë fushatë, në 30 vite zakonisht është kryetari i opozitës, kandidati për kryeministër ai që vërtitet për të gjetur hapësirat për të apo shpeshherë për të sulmuar qeverinë. Kjo është fushata e parë në 30 vite pluralizëm ku kryeministri i 8 viteve është kthyer në satelitin tim, në satelitin e kandidatit për kryeministër dhe kryeministrit të ardhshëm me votën e shqiptarëve në 25 prill sepse nuk ka asgjë tjetër për të dhënë më. Ka shteruar në çdo kuptim, nuk ka asnjë ofertë politike, nuk ka asnjë zgjidhje ekonomike. Po ti heqësh Lulzim Bashën, po t’i heqësh vaksinën, po t’i heqësh pandeminë s’ka më fushatë. Nuk ka patur dhe nuk ka si të ketë. Ajo që dua të them edhe njëherë është që kjo fushatë nuk është dhe nuk duhet të jetë dhe sa më takon mua nuk ka për të qenë, e shohë këtë në mënyrën se si bashkëbisedoj dhe bashkëveprojë më qytetarët nga jugu në veri për mua apo për Edi Ramën. Kjo fushatë është për familjet shqiptare, do vazhdojnë ti përcjellin fëmijët e tyre në emigracion pas datës 25 apo do ti japin një shans fëmijëve të tyre dhe vetës së tyre duke votuar për ndryshimin duke votuar Partinë Demokratike, koalicionin tonë në mënyrë për të zgjidhur disa nga ato probleme që kanë shkaktuar këtë valë emigracioni. Do të votojnë për përparimin e demokracisë shqiptare që është edhe kushti për tu futur në Europë apo do të vazhdojmë ta mbajmë vendin peng të interesave të një njeriu që ka deinstitucionalizuar Republikën ku s’ka më institucione, është vetëm njëshi. Hip zbrit, mëngjes darkë, është vetëm njëshi. Shtet i cili administrohet nga facebook i njëshi. Për këtë punuan, luftuan shqiptarët këto 30 vite? Sigurisht që jo. Modeli që ne ofrojmë është modeli i një demokracie normale, perëndimore. Do të vetë pranojnë një arsim kolaps me një cilësi që bie nga dita në ditë dhe justifikime të panumërta apo do të votojnë një program që arsimimin e fëmijëve shqiptarë qoftë në sistemin parauniversitarë, qoftë në universitetet shqiptare po e përputh me standarde europiane dhe çfarë ndodhi zoti Hoxha se duhet të tregosh disa ngjarje: Unë isha në një konferencë të organizuar nga një organizatë që quhet Aleanca e Universiteteve Europiane të cilët I kanë vënë vetes për qëllim të përshtatin metodat e tyre të arsimimit me tregun e punës që po ndryshon shumë këtë shekull për shkak të ndryshimeve të teknologjisë, teknologjisë së informacionit, të pothuajse 10-fishimit të udhëtimit të njerëzve në glob që do të thotë një rritje e madhe e komunikimit por edhe e turizmit, e të tjera e të tjera. Dhe kjo Aleancë e Universiteteve Europiane mbështetet nga Komisioni Europian dhe ne ishim në një Zoom, në një video- konferencë që sigurisht unë dhe ekspertët e mi dhe disa përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, të universiteteve po e zhvillonim nga selia e Partisë Demokratike. Ishte e ftuar dhe komisionierja europiane e cila ka lobuar fort dhe ka siguruar një buxhet prej 26 milion eurosh për trajnimin e rinisë së Ballkanit, vetëm për Ballkanin. Programi ynë për trajnimin e rinisë shqiptare online por më vonë edhe me një kampus këtu në Shqipëri, të 5 apo 6 universiteteve europiane për profesione që i përshtatën tregut, programimi, domethënë fusha e teknologjisë së informacionit, turizmi, inxhinieritë etj. Dhe në vend që kryeministri i një vendi normal të thoshte o sa mirë, pavarësisht se është kundërshtari politik, shiko, kemi të bëjmë me një shans të mirë për rininë shqiptare, për ekonominë shqiptare, del dhe thotë komisioni Europian po ndërhyn në punët e brendshme, po ndërhyn në fushatë. Kjo tregon se sa larg jemi, se çfarë botëkuptimesh kemi por tregon po kështu se cila është zgjidhja dhe zgjedhja para shqiptarëve me 25 prill. Një forcë politike dhe një drejtues serioz që sot ka planet gati, ka besueshmërinë e institucioneve europiane, qofshin këto universitetet europiane, komisioni Europian, partnerët tanë strategjikë dhe një kryeministër në ikje që e vetmja gjë që i ka mbetur është turi i tij i fundit i barsoletave siç bëri në 2017 me shpresën e kotë që për herë të tretë shqiptarët do ta hanë sapunin për djathë. Nuk ka asnjë shans, për mua ndryshimi tashmë ka ardhur dhe 25 prilli është dita ku shqiptarët do t’i vënë vulën. E vetmja thirrje që kam është që të dilet masivisht në kutitë e votimit sepse është përgjegjësia e qytetarëve ta sjellin ndryshimin, përgjegjësia jonë është të tregojmë rrugën drejtë ndryshimit dhe gjithë këtë kohë këtë kemi bërë. Kemi përgatitur planet, i kemi të hartuara. Jam përpjekur edhe përmes librit tim të shpjegoj një kulturë dhe një mendësi të re politike, të domosdoshme për t’i dhënë fund fatkeqësive të tilla si sundimi i njëshit dhe jo sundimi i ligjit e cila ka sjellë si rezultat zhbërjen e institucioneve dhe njerëzit nuk kanë ku të përplasen, nuk ka institucione se institucionet nuk janë më të njerëzve, janë të një grushti që sundon. Pra rikthimi I një politike me fytyrë njerëzore parakusht I së cilës është të kuptojë, të ndjejë, të prekë hallet dhe problemet e shqiptarëve dhe mbi bazën e këtij kuptimi dhe ndierja në shpirt të problemeve të njerëzve, të ndërtojë zgjidhje realiste, jo tullumbace elektorale, por zgjedhje realiste të cilat janë për mundshme për dy arsye. Arsyeja e parë sepse Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme dhe arsyeja e dytë sepse nuk është vetëm. Ndryshe nga çfarë thotë gjuha e kryeministrit në ikje, ka përkrah partnerët më të mirë që mund të kishte ne glob, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që ka munguar edhe mungon është besueshmëria për të bashkëpunuar në funksion të të mirës së shqiptarëve. Dhe ajo që ne do të sjellim është pikërisht një bashkëpunimi I ngushtë me ta, shfrytëzimi I potencialit të shqiptarëve, është një arsye mëse e mjaftueshme për tu ngritur në këmbë për të lënë mbrapa mos besimin te vetja, dyshimin te vetja, dyshimin te Shqipëria. Për të mos shikuar largimin nga vendi si alternative e vetme por për të përqafuar këtë mënyre të re të të bëri politikë, të re për Shqipërinë do të thoja sepse kjo është mënyra se si bëhet politika në Europë ku në të cilën emigrojnë shqiptarët dhe ky është shansi i 25 prillit. Kjo është detyra ime, kjo është detyra jonë të tregojmë rrugën, të tregojmë mundësinë e jashtëzakonshme që ka Shqipëria por në fund është përgjegjësia e shqiptarëve ta zgjedhin këtë rrugë dhe është Shansi I shqiptarëve që me 25 prill masivisht j thjesht të largojnë atë që e dëgjoj kudo, nuk durohet më port ë zgjedhin me votë për ndryshimin. Garancia që unë jap është që zotimet e këtij plani ne do ti mbajmë një më një. Garancia që unë jap, zotimi që unë kam para shqiptarëve është që nëse nuk i realizojmë ato për të cilat unë nuk do të kërkoj një mandat të dytë dhe kjo është pjesë e kulturës europiane.

Bashkim Hoxha: Unë ju falënderoj për këtë bisedë të mëngjesit. Me siguri agjenda juaj është e ngjeshur në këtë fushatë zgjedhore, por besoj do bëni dhe kujdes për mos shkaktuar infektime.

Lulzim Basha: Padiskutim dhe jam i pari që kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj marrjen e masave dhe shëndeti mbi gjithçka dhe mbi çdo aktivitet timin elektoral të organizuar nga shtabi im elektoral, ne marrim masat më strikte anti-COVID, sepse të paktin deri më 25 Prill kemi vetëm zotin dhe veten tonë për tu mbrojtur. Natyrisht e kam shpeshherë të pamundur të të ndaj entuziazmin që duket në pritjet që më bëhet dhe ju e keni parë, mundohem që edhe në këto momente, t’ju bëj thirrje mbështetësve të mbajnë maskën, të mbajnë distancën. Ju bëj një përshëndetje të shkurtër dhe pastaj vazhdoj elektoralet, të cilat janë të organizuara sipas masave anti-COVID por edhe këtu do të thoja që sulmet e kryeministrit në ikje, nuk kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve. Kanë të bëjnë me dëshirën e tij për t’u kapur pas çdo gjëje, vetëm e vetëm për t’i ikur pyetjes “Çfarë bëre këto tetë vite?”, se po të ishte realisht i shqetësuar për COVID-in, nuk do t’i shikonim autobusët e Tiranës e të gjithë Shqipërisë, të tejmbushur me pasagjerë. Nuk do të shikonim kafet dhe restorantet, me njerëzit që rrinë sup-sup me njëri-tjetrin sepse ky është realiteti sot. Për këto nuk shqetësohet. Shqetësohet sepse shikon entuziazmin që paralajmëron të pa shmangshmen, largimin e tij më 25 prill dhe nisjen e ndryshimit për të cilin, është e etur Shqipëria, janë të etur të gjithë shqiptarët, përfshirë do të thoja, edhe socialistët e ndershëm shqiptarë, për të cilët në veçanti kam një thirrje sot. Këtë etjen e tyre për ndryshimin, të jenë të sigurt që do të investoj në një politik që nuk do t’i diskriminoj, përçaj dhe ndaj shqiptarët sipas bindjeve politike por do t’u jap mundësinë të gjithëve të ecin përpara, në bazë të punës, djersës, talentit dhe investimit të tyre në jetën e tyre dhe në jetën e fëmijëve të tyre.

Bashkim Hoxha: Zoti Basha faleminderit që ishit sot me mua!

Lulzim Basha: Faleminderit ju për këtë mundësi! Ju uroj një ditë të mbarë!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY