Basha: Po të heqësh cirkun e rindërtimit dhe vaksinave, Edi Rama s’ka...

Basha: Po të heqësh cirkun e rindërtimit dhe vaksinave, Edi Rama s’ka fushatë

89
0
Shares

Kryetati i PD, Lulzim Basha dha një intervistë sonte në Syri TV, në Çim Peka Live. Teksa foki për rindërtimin Basha tha se Edi Rama është i painteresuar të marrë fondet që ofrojnë donatorët për rindërtimin për shkak se nuk i lejojnë të abuzojë me to.

Basha tregon planin e PD për rindërtimin:

Lulzim Basha: Ndërsa sa i përket ndërtimeve në zona urbane është fare e qartë se çfarë po ndodh. Nga njëra anë po vonohet procesi siç e thamë 38 pallate në Durrës që janë në mëshirë të fatit dhe banorët nuk dinë nga të shkojnë e nga të kthehen. Dhe nga ana tjetër mafia e ndërtimit që është sulur së bashku dhe e inkurajuar nga pushtetarët e korruptuar, nga Rama, nga Dako, nga të tjerët për të grabitur këto troje edhe për ta përdorur edhe këtë fatkeqësi siç kanë bërë rëndomtë këto 8 vite për tu pasuruar në kurriz të njerëzve të dëmtuar nga tërmeti. Kjo do të marrë fund dhe receta për këtë është transparenca, përgjegjshmëria dhe një ekip ekspertësh të nivelit të lartë, emrat e të cilëve po t’i përmend sot këtu janë të njohur publikisht.
Bledian Koka: A është 2022 një afat i mundshëm për përfundimin e procesit të rindërtimit?
Lulzim Basha: 2022 është një afat plotësisht i mundshëm për të përfunduar edhe veprat më të mëdha edhe ndërtesat më të mëdha nëse ka vullnet, sepse jemi në prill të 2021. Por që të ndodhë kjo duhet të kesh një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e përgjegjshme ka provuar që për dy vjet ka çarë dy tunele të mëdha Kalimashin edhe Kërrabën. Një qeveri e pa përgjegjshme ka provuar që për 8 vite s’mbaroj dot unazën e Tiranës megjithëse e gjeti gati me projekt e me fonde e me gjithçka tjetër.

Basha tregon planin e 100 ditëve të para në qeveri

Çim Peka: Lulzim Basha si kryeministër çfarë do të bëjë në 100 ditët e para?
Lulzim Basha: Ne kemi një plane pune të detajuar i cili ka marrë më shumë se dy vite kohë për tu hartuar madje pjesë të caktuar do të thoja në veçanti ato që kanë të bëjnë me pjesën ekonomike dhe fiskale janë përditësuar sepse hartimi është edhe më i kahershëm dhe pjesë e këtij plani pune është edhe nisja e zbatimit pa vonesë të disa prej objektiva më emergjente. Tre spikasin si prioritetet më absolute në 100 ditët e para. Së pari normalizimi i shtetit, pra ri instutionalizmi i shteti i cili sot praktikisht de fakto nuk e ekziston, shteti shqiptar, republika e Shqipërisë është katandisur në një shtet letre dhe autoriteti i vetëm është facebook-u i kryeministrit në ikje. Pra, kthimi i pushtetit tek qytetarët përmes institucioneve që i përfaqësojnë ata, tek të cilat ata gjejnë aksesin dhe ku kërkojnë llogari për problemet e tyre, kthimi demokracisë është prioriteti numër një. Së dyti përmes institucioneve të rikthyera të qytetarëve , trajtimi problemit më kryesor të çdo shtëpie shqiptare që nga më të varfëri deri tek ata me mundësi më të mira në shoqëri që është ekonomia në tërësi dhe problemet e kostos së jetesës, së papunësisë dhe të zhvillimit ekonomik. Dhe së treti dy sfida të cilat janë mbivendosur tetë viteve të keqqeverisjes dhe krizës ekonomike që kanë të bëjnë me pandeminë dhe me rindërtimin dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Do t’i japim fund shfaqjes teatrale që është bërë në kurrizin e mijëra familjeve dhe që ka thelluar edhe më shumë vuajtjet dhe mjerimin e tyre fizik dhe depresionin psikologjik në të cilin gjenden. Mos harro, është dimri i dytë që kaluan në çadra një pjesë e mirë e familjeve dhe pasiguria që ka shkaktuar tek familjet që kanë humbur strehën, kanë humbur apartamentin, kanë humbur shtëpinë e banimit, i mbivendoset pasigurisë së përgjithshme që shumica dërrmuese e shqiptarëve ndjejnë sot për shkak të krizës ekonomike. E them këtë për një arsye të thjeshtë, ku një qytetar, një kryefamiljar apo një familjar është në këtë gjendje padurimi për ndryshim, për një fillim të ri, për shkaqe kryesisht ekonomike, e imagjinoni si është gjendja e kësaj pjese të popullsisë, të cilës i shtohet edhe mungesa e banesës. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY