Ivi Kaso: Dy momentet e padisë së PD për fletën e votimit,...

Ivi Kaso: Dy momentet e padisë së PD për fletën e votimit, Kolegji merr sot vendim

197
0
Shares

Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për fatin e fletës së votimit në zgjedhjet e 25 prillit, pas padisë së PD për logon e kopjuar nga  BD dhe kërjesën për shënuar në fletën e votimit emrat e kandidatëve.

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso theksoi dy momentet e padisë së opozitës.

“Ka qenë vetë KQZ që ka nxjerrë në faqen zyrtare modele të fletëve të votimit dhe ishte një fletë që kishte marrë më shumë vota nga një sondazh i bërë. Është një sondazh që ishte bërë për disa vite dhe kishin marrë të dhjetëra vota, i cili ishte ajo portret, i propozuar edhe nga ne. Në çdo manual të drejte, për sa kohë që flitet për shtetas, njerëz, kërkohet identifikimi i tyre me emër dhe jo me numra.

Arsyeja e dytë ka të bëjë që përkrahë Bindjes Demokratike gjendet një logo që ishte bërë e ditur më datë 31 mars 2021.

 Ky akt që na njohu me një logo të Bindjes Demokratike që është e ngjashme me logon e Partisë Demokratike. Duke e njohur këtë shqetësim, po atë ditë, kemi depozituar një kërkesë me shkrim për Komisionerin Shtetëror të Shtetit, ku i kemi sjellë në vëmendje një akt, që parashikon se ne dy koalicione kanë emër ose logo të emër të njëjtë ose të ngjashme, KQZ vendos se cila nga të dyja duhet të përdorë emrin dhe logon, kjo bëhet edhe me themelimin e partisë. Ato ishim aq të ngjashme sa që shkaktonin konfuzion tek zgjedhësit, sepse ne e eksperimentuam tek zgjedhësit dhe rezultati ishte i dukshëm. Ne si parti nuk kërkojmë që Bindja Demokratike të ndryshojë logon për aktivitetet e tyre, por kërkesa jonë është ka të bëjë vetëm me fletën e votimit”, tha Kaso. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY