Horoskopi, 5 Prill 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 5 Prill 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

329
0
Shares

Dashi
Merrini gjerat shtruar sot ju te dashuruarit ne mënyrë qe gjithçka t’iu ece si keni dashur. Po u nxituat do bëni gabime te mëdha dhe keni për te vuajtur tej mase. Beqaret do jene ëndërrimtare dhe realiteti do ju duket tejet zhgënjyes. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm sa me shume qe te mundeni. Po bëtë gabime nuk i dihet sesi mund te shkojnë gjerat.

Demi
Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Nga ana tjetër do jeni edhe me tolerante me partnerin dhe do i zgjidhni me qetësi te gjitha problemet qe ju kishin dale. Beqaret duhet te vazhdojnë ta thellojnë njohjen me dike para se te vendosin çfarë do bëjnë. Gjendja e financave nuk do jete aq e mire sa ju keni dëshiruar. Kujdes me çdo shpenzim.

Binjaket

Nëse jeta juaj ne çift është e qëndrueshme mendoni te hidhni edhe disa hapa me tej gjate kësaj dite. Partneri ne fakt ka kohe qe e pret këtë gjë. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin asnjë rrezik vetëm për te krijuar një lidhje sepse mund ta lëndojnë veten dhe nuk kane për te përfituar asgjë. Duhet ende te presin për dashurinë e madhe. Ne planin financiar gjerat do ecin me se miri.

Gaforrja
Ata qe janë tashme ne një lidhje do kenë një dite te zakonshme dhe fatmirësisht pa debate apo konflikte ne çift. Beqaret nga ana tjetër do realizojnë disa takime mbresëlënëse te cilat do i bëjnë ta shihni boten me një sy tjetër. Kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Yjet do ndikojnë negativisht tek sektori i financave dhe ai do ketë tronditje te forta.

Luani
Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj dite. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni me atë qe keni ne krah dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret ka rrezik te njihen me disa persona qe shume shpejt do i zhgënjejnë. Kujdes para se te hidhni çdo hap. Për financat do bëni mire te dëgjoni këshillat e specialisteve. Vetëm ata mund t’iu drejtojnë atje ku duhet.

Virgjeresha
Do keni mosmarrëveshje te mëdha gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah. Kokëfortësia juaj do e acaroje me shume se çdo gjë tjetër atë. Beqaret do zhgënjehen nga disa persona qe do takojnë dhe do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe. Gjendja e financave do përmirësohet ndjeshëm. Do dini sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Peshorja
Do merreni vesh për çdo gjë sot juve qe jeni ne një lidhje dhe madje do i kuptoni edhe disa gabime te vogla qe keni bere me herët. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe as qe do tentojnë ta ndryshojnë atë. Jupiteri do jete planeti qe do ju nxite te tregoheni te arsyeshëm me shpenzimet dhe qe do ua qartësojë mendimet për te bere një organizim me te mire te ardhurave.

Akrepi
Ndikimi i yjeve do jete shume i mire gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Do argëtoheni pa fund me partnerin dhe ne mbrëmje do dashuroheni si dy adoleshente. Asnjë kompleks nuk do ketë për ju. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga mundësitë për takime sepse jo gjithmonë do iu jepen mundësi te tilla. Ne planin financiar do jete e vështirë ta stabilizoni situatën.

Shigjetari
Dite aspak harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ndiheni mire ne krahët e partnerin dhe do debatoni edhe për gjerat me te vogla me te. Beqaret duhet t’i shprehin ndjenjat sa me shume qe te mundin sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Financat do vijnë duke u përmirësuar, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pa fund.

Bricjapi
Me ne fund do vendosni rregull ne jetën tuaj ne çift dhe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret nuk do jene aspak ne humor dhe as qe nuk do tentojnë te kërkojnë princin e tyre te kaltër. Dita do jete e trazuar. Gjendja e financave nuk do jete aspak e qëndrueshme. Mundohuni te shmangni çdo lloj investimi apo transaksioni.

Ujori
Do merrni bekimin e yjeve sot ju te dashuruarit dhe jeta ne çift do jete e mrekullueshme. Ne çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mungojnë flirtet dhe ngacmimet, por nuk do ndodhe asgjë me shume. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe gjendja te përmirësohet me shpejt.

Peshqit
Nuk do mendoni aspak për te shkuarën e hidhur ju qe keni ne një lidhje, por do bëni plane për te ndërtuar një te ardhme te ndritur me partnerin tuaj. Beqaret do realizojnë takime te bukura, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur ndonjë hap me tej. Me shpenzimet duhet te bëni kujdes sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit atëherë kur nuk e prisni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY