Arben Malaj, thirrje prokurorisë për arrestime për gjobën e Bechetit

Arben Malaj, thirrje prokurorisë për arrestime për gjobën e Bechetit

656
0
Shares

Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha në një lidhje Skype për MCN TV se duhet të dalë urgjentisht përgjegjësia individuale dhe të arresohet përgjegjësi për 110 milionë eurot e Bechetit.

Sipas tij, kostoja është e madhe dhe Shqipëria do të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit duke qenë se ka kërkuar asistencë juridike.

Deklarata e Malajt për MCN TV:

Malaj, janë 110 milionë euro që bashkë me kostot e tjera do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 14,5 milardë lekë. Por ndërkohë kemi dhe reagimin e ministrit Ahmetaj që ka thënë se Beghetti nuk do të marrë kokërr leku. Si mendoni se do të vijojë kjo ‘betejë’?

Malaj: Tashmë vendimi është marrë. Për s ai përket pyetjes për ish-ministrin e financave, nuk preferoj të komentoj ish-kolegët, por papërgjegjshmëria e tij ka qenë maksimale dhe nuk është rasti i vetëm sepse të garantosh që nuk do të marrë kokërr leku dhe shqiptarët të paguajnë 14,5 milardë lekë është papërgjegjshmëri për mandatin që ke dhe kërkon të kesh. E dyta kostoja është e madhe sepse Shqipëria ka kërkuar asistencë juridike për ta ndjekur këtë gjyq dhe do të paguaj edhe shpenzimet e gjyqit. Por ky nuk është shqetësimi i vetëm. Gjatë këtyre 8 viteve ka shumë raste kur ka dominuar arroganca dhe jo arsyeja ligjore. Ka vend për përgjegjësi personale dhe ligjore. Shqiptarët që nuk kishin paguar faturat e dritave apo ujit u penalizuan dhe shkuan deri në arrestime dhe pati persona që u vetëvranë në burg. Nëse ka një kulturë mosdënimi të atyre që i shkaktojnë një dëm kaq të madh shtetit kjo është e tmerrshme. Çështjet individuale le ti ndjekë gjykata. Një ditë para se të dilte ky vendim qeveria dha lajmin se do të rriste pensionet, por duhet të tregojë burimin e rritjes dhe gjoba të tilla gërryejnë burimet financiare. Kjo nuk mund të kalohet me batutë, duhet urgjentisht që përgjegjësia individuale të dale të qartësohet. Ne po cënojnë rëndë moralitetin.

Po ti shohim këto kosto, janë mbi 1.5 herë se buxheti që është dhënë për disa sektorë, p.sh për bujqësinë i cili ka marrë shumë pak mbështetje dhe konsiderohet si një nga sektorët që mund të ndihmojë ekonominë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY