Rama-Manastirliu në Roskovec: Mbi 120 mijë të moshuar të vaksinuar

Rama-Manastirliu në Roskovec: Mbi 120 mijë të moshuar të vaksinuar

53
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Roskovec. Manastirliu bëri me dije se janë mbi 120 mijë të moshuar të vaksinuar.

“Edhe në Roskovec kemi ngritur një qendër të vaksinimit të përqendruar, për të mos shkëputur shërbimet nga qendrat shëndetësore. Sot arrijmë mbi 120,000 të moshuar dhe në total mbi 180 mijë të vaksinuar”, tha Manastirliu.
Kryeministri Rama ndërkohë tha se studimet tregojnë që Sinovac është ndër vaksiant më efiçente, duke thënë se janë rreth 50 shtete që po e përdorin këtë vaksinë.
Dje ka filluar vaksinimi edhe i gazetarëve të terrenit në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë që sot ka nisur vaksinimi i efektivëve të policisë në “Arenën Kombëtare”. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 172.486 doza të vaksinës ndaj COVID19.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY