Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, arrihet kuorumi për nisjen...

Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, arrihet kuorumi për nisjen e procedurës

160
0
Shares

Parlamenti i Kosovës ka nisur seancën plenare për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës rreth orës 20.00 të së shtunës me dy orë vonesë.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani si dje Nasuf Bejta.

Pas prezantimit zyrtar të dy kandidatëve, kuvendi autorizoi Komisionin për legjislacion dhe mandate që të verifikojë nëse kandidatët për president plotësojnë kushtet për garë.

Të pranishëm në sallë janë 84 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe.

Ndërkaq, janë të pranishëm dy deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndërsa pjesa tjetër është larguar. Po ashtu edhe PDK. Kreu i kësaj partie, Enver Hoxhaj, kreu një diskutim në seancë dhe më pas u largua.

Thirrjen për mbajtjen e kësaj seance e ka kërkuar Vetëvendosje e cila ka dorëzuar 41 nënshkrimet e nevojshme në Kryesi të Kuvendit.

LDK-ja e cila kishte marr vendim për ta mbështetur Osmanin për presdiente, tashmë ka kushtëzuar Kurtin më tërheqjen e projektligjin për Ligjin Zgjedhor. PDK-ja e AAK-ja kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin Osmanin për presidente.

Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 në raundin e tretë të votimit. Rtk, m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY