MJEKU/ A duhet bërë vaksina nëse kemi kaluar infeksionin me covid?

MJEKU/ A duhet bërë vaksina nëse kemi kaluar infeksionin me covid?

124
0
Shares

Nëse ke kaluar koronavirusin ndoshta nuk është e nevojshme vaksina deri ne një kohë të caktuar.

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, anëtar i Akademisë së Shkencave, thotë se referuar studimeve rekomandohet mosbërja e vaksinës nëse jemi brenda 6 muajve nga kalimi i Covid-19.

“Kemi të paktën dy organe të rëndësishme shtetërore, si AIFA e Italisë dhe instituti Robert Koch i Gjermanisë që rekomandojnë moskryerjen e vaksinës nëse jemi brenda 6 muajve nga kalimi i Covid-19, ndërsa më pas kryerja vetëm e një doze sepse mjafton për të dhënë rikujtesën ndaj virusit, ndërsa doza e dytë nuk është e nevojshme. Ky është rekomandimi nga këto dy institucione të rëndësishme”, ka deklaruar Alimehmeti për A2.

Në Shqipëri, prej disa ditësh ka nisur vaksinimi masiv. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 17,023 vaksinime të tjera kundër virusit Sars Cov-2 në të gjithë vendin. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY