Kryeministri Edi Rama ende në ëndërr për paratë që ia ka borxh...

Kryeministri Edi Rama ende në ëndërr për paratë që ia ka borxh Bechetit

173
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ndërsa e konsideron të padrejtë këtë vendim.

Ai vijon ta quajl biznesmenin Francesco Bechetti një individ që kërkohet nga drejtësia shqiptare megjithëse do i transferojë së shpejti 110 milionë euro.

Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”- shkruan Rama në reagimin e tij. a.b

Biznesmeni italian Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY