ANDI BEJTJA/ Punëtori nga Bangladeshi, votuesi i ëndërruar i Edi Ramës

ANDI BEJTJA/ Punëtori nga Bangladeshi, votuesi i ëndërruar i Edi Ramës

134
0
Shares

Nga Andi Bejtja

Jo pak shqiptarë kanë mbetur të ofenduar nga disa fjali të fundit të Edi Ramës, ku ai thotë se punëtorët nga Bangladeshi, janë ku e ku më të mirë se, sipas tij ‘dembelat shqiptarë’.

Deri këtu, mund të jemi te fyerja: po kur shton se ‘sapo të fillojnë të mësojnë shqip, të interesohen për demkracinë, lirinë….hiqini nga puna’, ëndrra dhe subkoshienca e Edi Ramës tregon për diçka shumë më të madhe se kaq:

Punëtori model nga Bangladeshi, që nuk shikon majtas e djathtas, qe nuk shqetësohet për lirinë, demokracinë, që nuk do t’i hyjë e t’i dalë asnjë lajm në vesh, mos ketë as televizor as radio, mos ketë as Instagram e as Facebook, të punojë, të hajë e të flejë në kapanon dhe maksimumi i mundshëm, të kthjellohet vetëm kur ta thërrasin për t’i bërë vaksinën antikovid, mundësisht ndonjë infermiere ma maskë me logon e PS.

OKy pra, nuk është thjesht punëtori i ëndërruar i fasonistëve shqiptarë, por në fakt votuesi i ëndërruar i Edi Ramës.

‘I majti’ që dikur i habiti italianët teksa mburrej se në Shqipëri nuk kishte sindikata, punëtorin nga Banglandeshi më shumë e do për vete, se sa për fasonistët shqiptarë.

Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk shikon ‘banaqet në darkë, ku Kadrinjtë zhyten si derra në llucë’…

Është ai që nuk i hedh asnjë sy portaleve opozitare, është ai që nuk i hedh asnjë sy memeve, që nuk i hedh asnjë sy Brrylit a Lolitës … që mbështjell bukën me Raportin e Amnisti International ku flitet për skandalin e iceneratorëve, ligjet e posaçme…

Është ai që nuk ka lexuar Raportin e Departamentit të Shtetit…që nuk dëgjuar as fjalën e Elez Biberajt dje…

Është ai që nuk ka lexuar Raportin e Fundit për Emigrimin…Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk e di akoma që shembja e Teatrit është cilësuar si ‘një akt barbar’ nga raportet e organizatave më prestigjioze…është ai që nuk e di që Presidentit nuk i botohen vendimet në fletore zyrtare.

Është ai që nuk lexon e nuk dyshon te shifrat e vdekjes së kovidit…Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk e di se në datë 25 prill ka zgjedhje…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY