Vaksinimi, Basha i jep garanci shqiptarëve: 4 ekspertë perëndimorë të cilët do...

Vaksinimi, Basha i jep garanci shqiptarëve: 4 ekspertë perëndimorë të cilët do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit

79
0
Shares

Në lidhje me vaksinimin, kreu i PD, Lulzim Basha i jep garanci shqiptarwve që 4 ekspertë perëndimorë do të ndihmojnë qeverinë që procesin e vaksinimit ta vendosin në shinat e duhura.

Lulzim Basha: Çështja e vaksinimit është një çështje shumë serioze, jashtëzakonisht serioze dhe duhet të trajtohet si e tillë. Dua ta bëj fare të qartë vaksinimi është i domosdoshëm dhe unë kam kërkuar që në korrik të merreshin masat për sigurimin e vaksinimit anti-COVID dhe për sigurimin e vaksinimit anti-gripal, të gripit sezonal. Ta nis nga kjo e fundit se na çon tek i pari. Thanë sollëm 200 mijë doza, gënjyen, sepse nuk kanë administruar as 1/10 e tyre. Dhe po t’i kishin administruar, të jeni të sigurt që mijëra nga ata që janë ndarë nga jeta dhe që nuk i shpallin mund të ishin mes nesh sot sepse do i mbronin. Sepse kombinimi i dy grupeve është edhe më vdekjeprurës. E njëjta gjë ka ndodhur, a shkoi në 9 dhjetor ky, shkoi në New York, u zhduk, që e kapën duke blerë këpucë dhe u kthye me këpucë të reja, por tha që shkova të merrja vaksinën. Ku është vaksina? Çfarë transparence kemi ne?
Blendi Fevziu: U sollën vaksinat.
Lulzim Basha: Ku i ke? Ku i ke? Sa vaksina solli? Çfarë premtoi dhe çfarë solli? Tani po të them diçka, vaksinimi është një proces i domosdoshëm.
Blendi Fevziu: Patjetër
Lulzim Basha: por që të ecë siç duhet ka nevojë për dy gjëra: transparencë dhe besueshmëri, që janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk mund të kesh vaksinim kur ti thua morra 500 doza por nuk jua them dot se nga. Nuk mund të kesh transparencë kur ti nuk u thua njerëzve që marrin dozën e parë kur do ta marrin të dytën. Si po administrohet procesi? A po i marrin nga i njëjti lloj? Apo njëri po merr ASTRA ZENECA-n, tjetri po merr SINOVAK-un, e tjetri po merr PFIZER-in.
Blendi Fevziu: Në gjithë botën kështu po e marrin.
Lulzim Basha: Jo, jo sepse kombinimi i vaksinave dhe administrimi i tyre bëhet sipas kritereve shkencore.
Blendi Fevziu: A jo kur merren dy vaksina të ndryshme nga një person jo
Lulzim Basha: Po pra për këtë po flas. Pra, mungon transparenca dhe kjo ka sjellë mungesën e besueshmërisë. Vaksinimi nuk bëhet me detyrim. Njerëzit duhet të kenë besim që vaksina është, siç besoj unë, një nga mënyrat kryesore për të luftuar pandeminë dhe ndryshimi kryesor që do të sjellë qeveria ime këtu është që vaksinimi nga një proces i shëmtuar shfaqe politike. Po ti heqësh Edi Ramës vaksinimin, rindërtimin dhe Bashën, nuk ka fushatë. Nuk ka fushatë. Pra nga një proces i keqpërdorur politikisht do të jetë një proces i cili do të udhëhiqet nga shkencëtarët. Dua të ndaj një lajm këtu. Në momentin që flasim përveç shkencëtarëve shqiptarë, epidemiologëve shqiptarë kam një ekip në dispozicion, nga institucionet që akuzon Edi Rama për fushatë, prej 4 ekspertësh perëndimorë të cilët do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura. Dhe e fundit që dua të them meqë e ngrite vetë, çfarëdo që të thuash, mungesa e transparencës që ka vrarë besimin tek vaksina, show që rinë gjithë ditën aty duarkryq, a thua çfarë po bën ti aty? Ajo që nuk i falet, nuk i falet dhe tregon, tregon, jo thjesht mungesë totale ndjeshmërie ndaj njerëzve por tregon një, s’dua të përdor shprehje që nuk më takojnë nga ana etike, thotë po ika unë, s’ka vaksinë. Pse çfarë do bëjë ky? Do i marrë me vete në Surrel, vaksinat? Po shqiptarët i paguajnë ato vaksina, s’i paguan ky. Ato vaksina paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ato paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ça do të thotë “po s’qeshë unë, nuk do të ketë vaksina”?! Është një mashtrim, po shumë më shumë se kaq, tregon, natyrisht siç thashë dhe më përpara, që ky është një njeri, i cili pas tetë vitesh, në mungesë totale të çdo arritjeje, po kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës. Pa diskutim që vaksinimi do bëhet. Do bëhet ashtu siç duhet. Do bëhet me modelin amerikan. Do të bëhet me mbështetje perëndimore dhe do të ecë e do të përparojë siç duhet por pa kryeministrin e ardhshëm, duke bërë klounin e cirkut e përsheshin e Shqipërisë.

Tubimet me shumë njerëz? Basha: Nuk është Covid-i shqetësimi i tij, shqetësimi i tij i vetëm është që ai nuk ka asgjë për t’ju thënë shqiptarëve

Lulzim Basha: Pa diskutim që ka një numër shumë të madh njerëzish që dalin spontanisht në rrugë ndërkohë që unë shkoj në aktivitete. Si kundër unë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe jam i pari që në mënyrë rigoroze mbaj maskën, bëj thirrje për mbajtjen e maskës, bëj thirrje për distancë , aktivitete i kryej në vende të hapura. Kur i kam në vende të mbyllura i kam me normat me numrin e kufizuar të personave. Por nga ana tjetër e kam të pa mundur të kufizoj entuziazmin e njerëzve që vijnë dhe ky është një moment për tu analizuar. Me të vërtet ata shpërfillin një rrezik që nuk duhet ta shpërfillin por mesa duket dëshira për ndryshim apo ta them siç e thonë ata “ Na ka ardhur në majë të hundës. Nuk durojmë dot më. Mezi presim datën për ta votuar për ta hequr, për të ndryshuar”. Kjo është arsyeja e atyre grumbullimeve për të cilat siç e keni parë un mundohem vet i pari, i bëj thirrje, të mbajnë maskat, të mbajnë distancën. I keni parë i përshëndes sa më shkurt dhe vazhdoj. Por a është ky problemi i Shqipërisë sot? Jo. Pse s’është problemi i Shqipërisë ky sot? Nuk e di cili prej jush pa pirë kafe te Blloku sot?
Blendi Fefziu: Jo çdo kafe ashtu është.
Lulzim Basha: Ka pirë ndonjëri prej jush kafe te Blloku sot?
Andi Tela: Unë kam një vit që s’pi kafe.
Lulzim Basha: Nuk e di cili prej jush ka pirë kafe tek blloku sot. Ka pirë ndonjëri prej jush kafe tek Blloku sot? Mjafton të shkosh tek Blloku ose tek një nga rrugët e Tiranës dhe do të shikosh që kafetë janë plot me njerëz. Mjafton të shikosh këtë foto të këtij urbani në Tiranë.
Blendi Fevziu: Ia kam dhënë ministres së Shëndetësisë disa herë.
Lulzim Basha: Nuk është çështje e Ministrisë së Shëndetësisë. Që ky është një shqetësim i drejtë absolutisht po. Unë bëj gjithçka në fushatën time për t’ju përmbajtur rregullave dhe kjo është e vërtetë që e kam të pamundur, unë stafi, partia të kontrollojmë mbledhjen e njerëzve në përmasa të tilla dhe kjo është evidente dhe shprehje e entuziazmit të njerëzve dhe e dëshirës për ndryshim. Por nuk ka hipokrizi më të madhe sesa kjo që bën ky që nuk ka fut një autobus shtesë. Shiko si e ke situatën e autobusëve, kafet i ke plot.
Blendi Fevziu: Kjo po.
Lulzim Basha: Ky i cili i ka lënë njerëzit në kohën e pandemisë pa asnjë kompensim. Para dy ditësh, jua thash. Erdhi Artan Grubi, zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, zëvendës kryeministri i parë. 1.5 Miliard Euro, një shtet me më pak banorë dhe me buxhet të krahasueshëm me Shqipërinë, 1.5 miliardë ka dhënë. 15 herë më pak ka dhënë ky. Pra, shqetësimi i tij real nuk është Covid-i Blendi, se po të kishte qenë shqetësimi i tij real Covid-i, do kishte marrë ato pika të planit që i propozuam që në mars, do kishte mbrojtur mjekët, do kishte trajnuar mjekët e familjes, do ju kishte dhënë protokollet, do kishte hapur pavijonet Covid, do kishte blerë maska jo të skeduara, s’do kishte bërë tendera sekretë, do kishte blerë mjaftueshëm testime, do të kishte blerë mjaftueshëm pajisje, do trajnonte mjekët, do të rimbursonte familjet që janë zhytur në borxh. Nuk është Covid-i shqetësimi i tij, shqetësimi i tij i vetëm është që ai nuk ka asgjë për t’ju thënë shqiptarëve dhe në këtë fushatë siç e ka nisur do ta bitisë duke u marrë me fushatën time. Është fare e qartë, arsyeja e vetme pse ai e bën këtë është se ai nuk shqetësohet për COVID-in se ai shkatërroi teatrin në mes të pandemisë, një ditë pasi përfundoi karantina. I mbylli dy tuaj njerëzit, një ditë pasi përfundoi karantina për tekat e tij, pra Edi Rama e ka provuar që nuk i bëhet vonë për COVID-in, nuk shqetësohet për COVID-in përkundrazi e ka keq menaxhuar krizën si askush tjetër. Arsyeja e vetme është se ai nuk ka asgjë se me çfarë të merret dhe merret me fushatën time. Ta thash, sateliti perfekt i kandidatit për kryeministër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY