Ilir Meta nuk tërhiqet: Ardian Dvorani do të shkojë në burg

0Shares
0

Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e sotme teksa ishte i ftuar në emisionin “Log.” në ABC tha se Shqipëria nuk është vend eksperimental dhe se janë disa ndërkombëtarë të korruptuar që po e dëmtojnë vendin. Në vijim ai tha se Ardian Dvorani do të shkojë në burg për shkelje të kushtetutës.

“Adrian Dvorani është  dhunues i Kushtetutës, këtë së ndryshon asnjë gjë. Adrian Dvorani, do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund. Shpëtim për të nuk do të ketë. Këtë ta kenë të qartë të gjithë”, deklaroi Meta.

Meta ka përdorur një gjuhë të ashpër për disa nga ndërkombëtarët të cilët i ka konsideruar si horra dhe gangsterë. Sipas Metës, atë nuk e trembin dot, ndërsa është shprehur se ka edhe një paralajmërim për ta, duke thënë se duhet të kenë kujdes.

“Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental.”

“Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit , por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe Ne, zgjidhjen do e japim vetë.” ka shtuar më tej Meta. abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje