Basha: Rama është kthyer në satelitin tim dhe merret gjithë kohës me...

Basha: Rama është kthyer në satelitin tim dhe merret gjithë kohës me opozitën dhe me mua personalisht

72
0
Shares

“Detyrimi im para shqiptarëve është pse e dua unë mandatin për çfarë zotohem para tyre dhe si garantoj për zotimet e mia. Në një vend të qytetëruar është baza e një politike të arsyeshme. Në nuk jemi në këtë terren, ne nuk mund të pretendojmë në një nga studiot më të lashta të medias shqiptare se jemi në një realitet normal. Nga njëra anë ka një fushatë time dhe kandidatëve që shtrihet kudo dhe merret me çështje konkrete dhe hallet e qytetarëve. Nga ana tjetër po ndodh diçka që me thënë të drejtën nuk është se nuk më jep një farë kënaqësie. Kemi një kryeministër që është kthyer një satelit i kandidatit për kryeministër, ai është kthyer në satelitin tim. Nga mëngjesi deri në darkë merret me fushatën time, me fjalimet e mia, i inspekton rresht për rresht, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orët e gjumit. Kryeministri është katandisur në satelitin e fushatës time, pra sateliti im.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY