Basha: Për herë të parë kemi një njeri të vetëm edhe në...

Basha: Për herë të parë kemi një njeri të vetëm edhe në shtëpinë e tij politike përballë një shumice absolute të shqiptarëve

36
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha është sot në emisionin Opinion në Tv Klan me Blendi Fevziun dhe një panel gazetarësh e analistësh.

I pyetur nga gazetarët më lidhje me besimin tek politika ai tha:

Lulzim Basha: Çështja kryesore është a i ndjejmë ne politikanët shqiptarë përgjegjësitë për zhbërjen e besimit tek politika? Ju e dini fare mirë besimi tek politika ka rënë në nivele rekord. Besimi tek politika si një instrument që mund të përmirësojë jetën ka rënë në nivelet më të ulëta. Por jo vetëm kaq. Politika shikohet si një e keqe e cila po e përkeqëson jetën e njerëzve. Dhe këto 8 vite ka shumë arsye se pse njerëzit të ndihen kështu. S’po ua them si sekret. Këtu edhe njerëz të familjes time ndihen në të njëjtën mënyrë. Cila është arsyeja? Sepse në këto 8 vite ata që kanë marrë vendimet politike nuk kanë arritur të ngjallin besim sepse s’kanë mbajtur asnjë premtim të vetëm dhe e dyta kanë fajësuar politikën në tërësi, komunikimin publik, ju mediat, shoqërinë, Europën, Amerikën për këto dështime. Dhe momenti më i rëndësishëm për ta fituar këtë betejë është ringjallja e shkëndijës së besimit tek shqiptarët, atë besim që e fituam kur ndërtonim vepra të mëdha infrastrukturore, tunelin më të gjatë në Ballkan, atë besim kur arritëm të bëheshim anëtarë të NATO-s. Ju e dini shumë mirë se shumica e shqiptarëve nuk arrinin ta kuptonin çfarë do të thoshte në kuptimin gjeostrategjik dhe politik anëtarësimi në NATO? Po të gjithë e mbajmë mend gëzimin me të cilin e pritëm. Pse? Sepse ishte një moment rikthimi besimit tek kombi, tek vetvetja, tek shoqëria. Mbani mend momentin e vizave. Unë mbaj mend shumë mirë momentin kur kemi filluar të flasim për heqjen e vizave, nuk flas për njerëz për qytetarë të thjeshtë, flas për elitën intelektuale të vendit. Mbanin kokën poshtë.
Blendi Fevziu: Po nuk kishte besim.
Lulzim Basha: Ishte pothuajse një monolog. Çfarë po na thotë ky. Pse? Kishin njëzet e sa vjet që ishin mësuar me radhë të gjata pa fund përpara ambasadave dhe me një shkallë refuzimi rekord në Europë, rekord ndoshta edhe në botë, 60%-70% e aplikimeve për viza refuzoheshin. Çfarë kërkonin këta njerëz? Të shkonin të viziton një djalë apo një vajzë që kishte 5 apo 10 vjet që ishte larguar nga shtëpia. Çfarë kërkonin ?! Të shkonin të vizitonin një nip apo një mbesë që e kishin parë vetëm në fotografi. Prandaj, ishte e pamundur t’i bindje me fjalë se do bëhej realitet. Sot kanë kaluar 11 vjet, shqiptarët për fat të mirë e marrin për të mirëqenë por duhet të kujtojmë se ka qenë një moment kur shumica e shqiptarëve as nuk kishte forcë ti binde që do hiqeshin vizat.
Blendi Fevziu: Sot është edhe një brez i ri që nuk e di fare që kishte viza.
Lulzim Basha: E pra, ky është një moment kur unë e konsideroj pjesë të misionit tim jo thjesht fitoren e betejës për ndryshim me 25 prill por edhe të betejës së çdo shqiptari që të kemi besim tek vetja jonë. Ne bashkë i kemi arritur këto dhe ne bashkë mund të arrijmë edhe në atë stacion përfundimtar që unë e konsideroj misionin hyjnor të Partisë Demokratike anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY