Bardh Spahia takim me bizneset turistike ne Velipojë: Qeveria e PD do...

Bardh Spahia takim me bizneset turistike ne Velipojë: Qeveria e PD do ta trajtojë biznesin si partner, jo si armik

48
0
Shares

Bizneset turistike në Velipojë kanë shfaqur shqetësimin se prej 8 vitesh janë duke u përballur me padrejtësi nga shteti. Qeveria, thonë ata, në nisje të sezonit turistik u ka prishur biznesin të ngritur me punë të ndershme dhe me dokumentacion të rregullt.

Infrastruktura dhe investimet mungojnë në Velipojë, e cila rrjedhimisht ndikon tek ulja e numrit të turistëve.

Gjatë bashkëbisedimit me kandidatin për deputet të qarkut të Shkodrës, Bardh Spahia, përfaqësuesit e biznesit theksuan se “Qeveria e Partisë Demokratike me “Rrugën e Kombit”, duke e kthyer Velipojën në destinacion turistik e duke bashkuar shqiptarët, ndryshe nga kjo qeveri e cila në 8 vite e ka kthyer Velipojën në një vend të degraduar”.

“Kjo është situatë e trishtë për biznesin në Velipojë, ku vetëm një vit më parë u godit nga dora e shtetit, ku në nisje të sezonit turistik nuk u mbështet me investim, por i solli fadromat e ndërtimorëve duke shkatërruar biznesin në Velipojë”, thotë një prej përfaqësuesve të biznesit.

“Velipoja po kthehet në plazhin e të moshuarve sepse askush nuk i jep të drejtë të zhvillojnë biznesin e tyre, të ofrojnë mundësi për rininë dhe thithjen e turistëve të huaj”, tha një tjetër përfaqësues.

Bardh Spahia deklaroi se Velipoja është në prioritetet e qeverisë së Partisë Demokratike, si një atraksion turistik por edhe burim i pashtershëm për zhvillimin ekonomik të të gjithë Qarkut të Shkodrës nëpërmet mbështetjes së turizmit.

“Braktisja e Velipojës do të marrë fund me 25 Prill, ndërkohë që është koha që biznesi të marrë frymë lirisht. Me progamin e Partisë Demokratike, zhvillimi ekonomik është prioriteti kryesor, sepse nuk mund të pasurohen vetëm një grusht i vogël njerëzisht në kurriz të dhjetëra bizneseve të cilat sot rrezikojnë falimentimin”, tha Bardh Spahia në bashkëbisedim me operatorët turistikë, të zonës me atraksionin më të bukur dhe me vlerat e larta kurative të bregdetit të Adriatikut, Velipoja. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY