Albana Vokshi me banorët e Laprakës mes baltës dhe gropave: Mos votoni...

Albana Vokshi me banorët e Laprakës mes baltës dhe gropave: Mos votoni një qeveri që ju vjedh

119
0
Shares

Banorët në zonën e Laprakës denoncojnë vjedhjen e fondeve nga bashkia për ndërtimin e infrastrukturës së tyre. Tek kjo zonë me rreth 20 mijë banorë, qeveria nuk jep asnjë shërbim, megjithëse banorët thonë se jane taksapagues të rregullt. “Nuk kemi as kopësht, as çerdhe, as shkollë, as ambulancë, as poste. Paguajnë 60 mijë lekë në muaj për të çuar fëmijët në shkollë tek rruga e Durrësit. Paguajmë taksat, paguajmë gjelbërimin, pastrimin, taksë për infrastrukturën arsimire dhe jemi të braktisur, ndërkohë që jemi 1.5 km nga qendra e Tiranës.”- thonë të revoltuar prindërit.

Albana Vokshi tha se Erion Veliaj ka mbledhur 40 milionë euro nga taksa e infrastrukturës shkollore, por në Tiranë shkolla për fëmijët nuk ka, sepse taksat janë vjedhur dhe abuzuar për qëllime elektorale.

Uji nga 7 mijë lekë na ka shkuar mbi 30 mijë lekë, dritat nga 27 mijë lekë na kanë shkuar mbi 90 mijë lekë dhe infrastuktura është në gjendje të mjeruar nga Josif Pashko tek uzina Dinamo, mbi 20 mijë banorë

“8 vjet ju ka lënë në baltë”- tha Albana Vokshi, e cila shtoi se edhe projektet e lëna nga Lulzim Basha, i kanë vjedhur.

“Në dtën 25 e kanë kuptiar se nuk mund t’i japin më votën një kryeministri që i ka braktisur, që nuk ka bërë asgjë, një kryeministër që u fut dorën në xhep njerezve. Një kryeministër që nuk ka mbajtir asnjë premtim, nuk duhet të votohet. Banorët e kësaj zone dhe të gjithë vebdin duhet të votojnë për një qeveri që mendon për ta”- tha Albana Vokshi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY