FOTOLAJM/ Anijet shqiptare të patrullimit, aksione të përbashkëta me ato amerikane në...

FOTOLAJM/ Anijet shqiptare të patrullimit, aksione të përbashkëta me ato amerikane në brigjet shqiptare

88
0
Shares

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar sot një foto nga manovrat detare të ushtrisë shqiptare dhe asaj amerikane në afërsi të bregdetit shqiptar.

“Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s”, shkruhet në postimin  ambasadës.

“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, shprehet Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY